Në një intervistë për RTV Ora, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se është një hajdutëri shtetërore e mirëorganizuar nga zyra e kryet të kryeministrisë ajo që po ndodh me tenderat në vend.
Ai tha se të gjithë ministrat janë pjesë e një strukture të mirëorganizuar kriminale që vjedh paratë e shqiptarëve.
Vasili: Kur dëgjoj këto shifra tenderash, që për ne ka qenë një shifër e ditur. Ne i kemi denoncuar para zgjedhjeve shumë tendera që fitoheshin në limit të çmimit. Është një hajdutëri shtetërore e mirëorganizuar nga zyra e kryeministrisë. Ne kemi bërë shumë denoncime për tenderat, bashkë me shoqërinë civile. Vetëm Open Data ka vënë në dukje procedura problematike të shumë tenderave. Unë vetë kam denoncuar një tender me vlerë 6-fish më të lartë se sa vlera reale.
Në fakt të gjithë ministrat janë pjesë e një strukture të mirëorganizuar kriminale që vjedh paratë e shqiptarëve. Të gjithë këta mbyllin gojën dhe këto raste marrin bekimin e tyre. Nëse do të kishte konstatime të tilla dhe kryeministri do të ishte duar jashtë, do të bënte ai vetë denoncime dhe të fuste në burg agjencinë e prokurimeve dhe gjithë ministrat. Këta kanë ngritur një strukturë për vjedhjen e parave publike. Të gjitha këto veprime janë bërë nën diktatin e ministrave, që vigjilojnë fondet publike para çdokujt tjetër. Por këta dalin e thonë se nuk kanë lidhje me këtë çështje.
Vasili shtoi se Për Teatrin ka 15 denoncime në SPAK nga shumë palë. Edhe për inceneratorët kemi bërë po ashtu, por nuk ka ndodhur asgjë, ka vetëm heshtje.
Vasili: Për Teatrin ka 15 denoncime në SPAK nga shumë palë. Edhe për inceneratorët kemi bërë po ashtu, por nuk ka ndodhur asgjë, ka vetëm heshtje. Edhe me vjedhjet e të dhënat u morën gazetarët nga SPAK-u, aq sa ndërhyri Gjykata e Strasburgut me urgjencë. Të mos harrojmë tenderat sekretë me 10-fish vlerë. Kur 70% e parave janë pa garë, kjo do të thotë se këto shkojnë të gjitha në xhep. Këtu hajdutëria ka dalë sheshit. Rama në fakt është i shqetësuar se hajdutët i kanë dalë jashtë kontrollit.
Miku,mos u merzit,se dhe ti je ne liste,ju jeni si ndermarrje,po shyqyr qe po vjen kjo dite,qe te pastohet ky vend nga hale si puna jote me shoke,se e qelbet dynjane
O mortje, po ju jeni monstra te gjithe. Kemi 30 vjet qe na masakruat o ju vrafte zoti me soj e sorollop. Po si ka mundesi qe del e flet ti mor horr, qe e pe sa te vleresuan votuesit, me 300 vota te behesh deputet ti mort mortje???????
Të gjithë derrat nje surrat kanë o Peço shkollëshumi.
Se mos ke qenë ti burrë i mirë qysh kur fillove ngjitjen si zv ministër shëndetsie me Nanon e Kojën ministër.
Pa fol për Mona Gjikën dhe Like Floririn…
Ti ke qenë dhe je 24 karratash super hajdut për vete…
TITI BOLL ME TYMNAJA
NUK TE BESON ME NJERI TITI
PO TE AFROHET LAKU TITI
REFORMA NE DREJTESI NUK KA ME KTHIM TITI
BURGU I REÇIT PO TE PRET TITI
KOMSHI DO TE KESH METEN O TITI
MOS VIDHJE TITI.
Po kur flet ti qe kur ishe minister shendetesie ja dhe gjithe tenderat Lucit djalit te tezes tende.Firma e Lucit po falimentonte po pastaj erdhe ti minister dhe ajo mori nje pjese te mire te tenderave.Po ti nuk ke turp.Se si ke goje e flet ti per hajduteri.