Aurel Plasari për Edi Ramën: Dikur ishte person i këndshëm, sot e shoh ndryshe

14 Korrik 2021, 08:46Politika TEMA

Historiani Aurel Plasari thotë se Edi Ramën e ka njohuar vite më parë kur ka mbajtur detyrën e ministrit të Kulturës.

Në një rrëfim ndryshe në emisionin Opinion, Aurel Plasari thotë se dikur Rama ka qenë person dashamirës dhe i këndshëm.

Ndërsa sot, sipas tij, kryeministri Rama është një person tjetër.

E kam njohur në një udhëtim jashtë. Një person i këndshëm, dashamirës. Nuk ishim në shkollë bashkë. Njohja ka ndodhur kur kam bashkëpunuar në kohën kur ka qenë ministër i Kulturës.

Kam pasur mendimin që detyrën e një ministri Kulture mund ta bënte edhe me ekstravagancën e tij. Ishte një njeri me të cilin mund të debatoje. Sot unë e shoh ndryshe në shumë situata.

Por jam kufizuar të bëj ato kritika që kam menduar që lidhen me fushën time siç ka qenë kauza e teatrit.

Por kam menduar që nuk më takon mua t’i bëj kritikën totale. Kritikën totale le t’ia bëjnë ata që janë në konkurrencë politike me të”, u shpreh Aurel Plasari. 

3 komente në “Aurel Plasari për Edi Ramën: Dikur ishte person i këndshëm, sot e shoh ndryshe”

  1. Stape Pashi says:

    Aurel, je me të vërtetë intelektual. I kupton “gjërat”. Por më duket që nuk ke aftësinë të ndash “ shapin nga sheqeri”! Aurel, mendo me mendjen tënde, si intelektual! Largoju inateve dhe interesave personale! Përshëndes mendjen tënde të hapur. Jam kunder mllefit të inateve dhe interesave banale politike.

  2. Beso says:

    Nuk e di a e ka ndonje diplome Aurel Plasari dhe perse? Sa here e kam lexuar, eshte me vend vrejtja e komentuesit me larte, kam pare nje njeri te shkolluar pa dokument dhe tendecioz e pse mos ta theme edhe shpirt keq per te mos ta renduar me tutje edhe mendje madh edhe “me i dituri” se te tjeret, por edhe fare mosemirenjohes per ndonje sherbim qe i ka bere Edi Rama duke e cikluar ne ndonje vend pune qe dhe s’e meritonte. Aureli ka fole ashper, “kompetente” dhe s’ka lene gje pa thene; tani qenka rezervuar! Po Aureli eshte e keqja me e vogel ne ate “shoqeri” ku jane pleksur keq injorantet me te paditurit, interesaxhijte me kriminelet, politikanet qe s’kane idene nga shkenca politike me baktaçijte. Po çfare shohim e degjojme per nate ne emer te lirise, ne emer te demokracise, ne emer humanitetit njerezor qe eshte drejte zhdukjes totale. Pa plehe, bima nuk behet e shendeteshme dhe pa keta kjo konglomerate njerezish, se shoqeri nuk eshte, nuk mund te egzistoje. Rruga eshte e shkelqyer !

  3. K says:

    Bashkimi me Saliun kunder Rames rezoi poshte po shume poshte anen intelektuale te relit! Nuk e kuptoj miqesine me nje nga Vicidoli duke i bere edhe elozhe atij! Shqiptaret urrejne ate qe eshte me i zoti se ata! Pse me Saliun jane ngjitur shume intelektuale! Sepse Rama eshte shume arrogant me gjysem inetelektualet ata qe jane “shqiptare” nga truri! Shikoni Tosin,Zhejin,Takun dhe shume te tjere! Rama eshte njeriu qe na duhet! Kurre nuk kam menduar te jem Saliu apo Likja pa folur per Lulen. Edi ka vlera! Dhe kete e di shume mire ish shoku i ngushte i Saliut Mero Baze!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje