VIDEO/ Rama: Brenda 4 muajsh Thumana do të jetë shndërruar në një qytezë të re

13 Korrik 2021, 17:34Politika TEMA

Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga punimet në Thumanë. Teksa publikon videon Rama shkruan se brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re me 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale.

Thumana tani, ***brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve.

Punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti, përfshirë objektet publike për të cilat po punohet paralelisht nga Bashkia, e ku do të përqendrohen Njësia Administrative, Qendra Shëndetësore e një pjesë e mirë e shërbimeve publike për qytetarët”, shkruan Rama. (TemA)

1 komente në “VIDEO/ Rama: Brenda 4 muajsh Thumana do të jetë shndërruar në një qytezë të re”

  1. Detari says:

    Kopshti RAMAZON hahahaha u ndertua qyteza turke me kombesata, oburra autoktona ndryshoni fene si te pabese qe jeni historikisht dhe beheni me te zi se turku

    gezuar ramazonin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje