Socialistët e Shkodrës i ankohen Ramës: Edona Bilali po shkarkon njerëz nga puna dhe po fut të vetët! Tom Doshi po përfiton nga kjo duke dëmtuar PS

13 Korrik 2021, 20:26Politika TEMA

Socialistët e Shkodrës janë ankuar te kryeministri Edi Rama për deputeten e zgjedhur prej tyre, Edona Bilali, e cila ishte e parë në listën e Shkodrës.

Përmes një letre dërguar Ramës, Gramoz Ruçit, Taulant Ballës dhe për dijeni të ambasadores Yuri Kim, socialistët shprehen se Edona Bilani po heq njerëz nga puna dhe në vend të tyre po fut farefisin e saj. Madje ata shprehen se kanë dëgjuar fjalë se vjehrri i Edona Bilalit ka dalë me listë në dorë se kush paguan më shumë mund të futet në listë për të marrë një vend pune në administratë.

“Na del një Edona Bilali pa marrë mandatin kërkon të zhbëjë PS-në në Shkodër, të hedhë në kosh punën e sakrificat e brezave që e mbajtën gjallë këtë organizëm në një qytet gjoja anti-komunist, por që është peng i oligarkëve të krimit që gjoja janë bërë “zoti”.

Kjo Edona që mori diku 1000 vota, së bashku me Tom Doshin po ndiejnë thelat e pushtetit duke bërë reprezalje në administratë e drejtues socialistë. Tom Doshi po shfrytëzon me dinakëri egon e një çupëline të pamësuar me punët e politikës. Hoqën drejtorin e Hipotekës. Ai nuk ishte  e keqja e atij institucioni.

Atë e vunë për të vjedhur një pjesë, një pjesë e çonte te shefi, pjesën tjetër te xhepi….Hoqën drejtorin e patentave, zotin Çeliku një djalë të shkolluar, familje socialistësh me respekt në shoqëri që sjell vota për PS. Ka emëruar në atë pozicion nipin e vjehrrës së Edonës, inxhinierit të rrugëve pronë e Tom Doshit. S’ka bashkëpunim më perfekt.

A thua se kemi votuar për të punësuar njerëzit e saj. Doli një fjalë që flitej se vjehrri i Edonës, mësues fizike ka dalë me bllok në dorë për të punësuar njerëzit e familjes e farefisit, pastaj kush paguan më shumë futet në listë.

Doli fjalë se vjehrri i Edonës qe mësues fizike ka dalë me bllok në dorë për të punësuar njerëzit e familjes e farefisit, pastaj kush pahi më shumë futët në listë. Ky vjehrri i saj nuk ka votuar kurrë për PS, madje i ka urryer socialistët,” shkruhet ndër të tjera në letrën e publikuar nga Report TV.

Socialistët e Shkodrës dënojnë veprimet e deputetes së zgjedhur Edona Bilali, ndërsa akuzojnë Tom Doshin se po përfiton nga kjo duke dëmtuar Partinë Socialiste.

Ndër të tjera, socialistët ankohen se po sulmohen dhe shkarkohen njerëzit e Ilir Beqajt, i cili nuk mundi të merrte mandatin e deputetit në Shkodër.

“Këtë ambicie të shfrenuar të kësaj deputeteje po e shfrytëzon me dinakëri Tom Doshi, non grata i DASH. Tërthorazi po sulmon strukturat e PS në Shkodër deri në vetasgjësim. Ne mendojmë se ky person nuk duhet të lejohet më tepër dhe i duhet vënë kufiri të tana ambicieve të tij. Po sulmohen dhe shkarkohen njerëzit e Ilir Beqajt.

Mos është shpallur elementi anti-parti si dikur, si agjent dhe i padëshiruar për PS? Këtë e dini ju. Por çdo punë të bërë në Shkodër me një të rënë lapsi po e zhbëjnë dueti Doshi-Bilali. Ne si qytetarë socialistë shkodranë kemi një respekt të veçantë për aftësitë e tij,” thuhet në letër

16 komente në “Socialistët e Shkodrës i ankohen Ramës: Edona Bilali po shkarkon njerëz nga puna dhe po fut të vetët! Tom Doshi po përfiton nga kjo duke dëmtuar PS”

  1. Angjelini says:

    Dmth se te shkarkuarit qenkan emruar nga Beqja? Pra, militant me militant. Nuk behet shqiperia me keta njerz primitiv jo!

  2. Na la Toma pa drek Zonja Edukatore .
    Hajde kape Tomen prej veshi se na i hengri te gjithe kazanin me shoqet e tija?

  3. Bardha says:

    Filluan punen spiunt e te gjitha partive,cili e pa me liste ne dore vjehrrin,me vjen turp qe jam qytetare i Shkodres se ata qe pretendonje qe jane socilaste e kjo e Cucapo shkatrron partine socialiste jane ata kafshe qe votojne Salen dhe kufomen Ademi ne Shkoder dhe shesin vehten per 10 kg miell,Shkodra i di mire kush jane,por edhe ato medie qe japin keto lajme turp per Shkodren e turp per ata njerze qe reine ne klube e shpifin cdo dite,mos na celbni ma Shkodren se e ashte ba qyteti ma i piste ne Shqiperi

    1. Kaculi says:

      Hahah ti dukesh qe je nga ata qe sje spiun. Ne kane nje gje te mire shkodranet socialist eshte qe sja kane pertuar asnjeher edi rames. Sa ai detyrohej te bente mbledhje me dyer te mbyllura. Qe shkodranet socialist nuk e kane dash as ilir beqan as tomen e as kete cuplinen kete e di gjithe qyteti.
      Qe edit sja ndien per shkodren kete e din edhe socialistat vete sepse e shofin se ku i degradon qe keta detyrohen te bejne leter te hapur kunder antivlerave (te njejten gje kane bere per ilirin). Nje gje eshte e sigurt qe ky nuk eshte spiunllik por burreri qe karakterizon ate qytet. Nqs rama ka bythe te shkoj te perballet me kamera me socialstet e shkodres edhe do dalin shumr histori te bukura.
      Jo si rethi i fierit qe brace ben pazare me ate qe arrestuan edhe kete e din te gjithe apo armando me gramozin qe rrin me kriminela edhe socialistet e fierit nuk pten aq kurajo sa ata te shkodres te benin leter ama ja futen me voten qe su dhane (percec atyre qe vodhi armando brace edhe gramozi).

  4. Vranakonti says:

    Nuk dihet si eshte e verteta.Kur kjo deputete qenka kaq e keqe, pse e kane votuar socialistet e Shkodres? E kane votuar se kane besim,se ajo eshte e mire,sepse ajo ploteson kushtet.Si ka mundesi qe i vihen gjithe keto te keqija pasi ajo o zgjodh deputete? Mos vall jane infiltruar kundra saj njerez te opozites? Kjo do pare mire.

    1. Bardha says:

      Kaculi asht trim socialist dhe antiomunist dhe i dine mire keto puntet e socialistave shkodran

  5. Dori says:

    Shkodranet kujtojne se Juri Kim eshte anetare e PS dhe kane filluar ti cojne edhe asaj letra ???

  6. Fatos says:

    Mendoni se cfarë mendon ambasadorja: ca keni carë trapin, popull idiot!

  7. Asd says:

    Ketu del ne pah nje plage e pasherueshme e politikes shqiptare. Njerezit nuk votojne idealin me te larte as njerezit me te mire te politikes, por votojne per mbajtjen ose perfitimin e vendeve te punes ose e privilegjeve te tjera. Pra pa dallim, majtas apo djathtas mekanizmi i votes eshte degjeneruar dhe vota “lind” e shitur. Ligji duhet te ndaje rolin dhe ndikimin e partise tek ekzekutivi.

  8. spartak says:

    ______________________________________________
    Gabimi në shprehje është pjesa më sinjifikative e këtij shkrimi .
    E zgjedhura Edona HALILI .
    Në Shqipëri , pas viteve 90-të zgjedhjet filluan të deformoheshin e manipuloheshin sipas tifozllikut politik , por, me marrëveshjen e vitit 2008 Berisha-Rama ( Ja pati mat ma përpara Sala kaptinën e ambicies dhe aventurizmit Ramës ) Zgjedhjet në Shqipëri u shumzuan me ZERO . Kryetarët e Partive me kompetencën e hartimit e miratimit të listave degjeneruan çdo gjë .
    Këtu , i bëhet thirrje popullit të shkojë me votu . Fushtë bëjnë vetëm kryetarët e partive duke trumbetu forcën e madhështinë e tyre , dhe pa dyshim , duke mos shfaq asnjë program e propozim konkret për çdo zonë e deputet , e rrjedhimisht duke mos marrë asnjë përgjegjësi .
    Lufta për me fitu me çdo kusht zgjedhjet nuk bëhet për me u angazhu, por veç me kap pushtetin , se pastaj e dijnë vetë se si e shfrytëzojnë atë dhe se si e rjepin dhe e degjenerojnë popullin .
    Fitimi me çdo kusht i mandateve , nuk len parti pa asnjë përjashtim jasht agresivitetit të shitblerjes dhe vjedhjes së votës .
    Rezultati , zgjedhje pas zgjedhjesh vjen duke u degjeneru gjithnjë e më shumë , e s’do mend , pa u shpall akoma rezulteti përfundimtar , ndigjojmë të tilla pauri .
    Mos kujtoni se e ka fajin Edona HALILI .
    JO, jo, jo .
    Sepse Edona HALILIN, si të gjithë të tjerët, nuk e ka zgjedh ( lexoje : – ‘ NUK E KA ZGJEDH ‘ ) askush , pavarësisht se ka marrë apo nuk ka marrë vota nga ato, që kanë shku apo nuk kanë shku me votu .
    Në Shtator të vitit 2019 , Ju z.Rama ju drejtuat kryetarëve të opozitës jo parlamentare të dialogonit për hartim të reformës zgjedhore , e cila shty e shtyj me lloj lloj marifetesh e justifikimesh nuk u realizua kurrë .
    Atëherë, me dt. 19 Shtator ju kam komentuar thirrjes tuaj si më poshtë , dhe edhe sot po ajo qëndron prap .

    z. Rama
    Po flisni për Reformë Zgjedhore .
    U mbytëm me REFORME , REFORME e REFORMA ka 30 vjet .
    Po deshët me bë ligj për ZGJEDHJE , bëjeni për Zgjedhje , se po qe Ligj veç për me shku me VOTU atij i thonë Ligj për vjedhje .
    Dhe vjedhjet me kësi lloj ligji fillojnë që tek shit-blerja e votës , shpërfytyrimi e përçudnimi i saj dhe përfundon me VJEDHJE PUSHTETI , e të tjerat që vijnë pas .
    Ska asgjë për tu habitur . Pa përjashtim , të gjithë partitë janë akuzuar edhe me fakte , video , deklarime etj për vjedhje e shit-blerje votash . Po po , të gjitha pa përjashtim . Ato që akuzojnë sot , si LSI , PD , PR, etj , kanë qenë vetë të akuzuara të gjitha , madje kanë lënë nam duke akuzuar edhe njera tjetrën .
    Pse ? Sepse , qysh në fillim zgjedhjet filluan të shikoheshin e konceptoheshin thjesht si Votime , prandaj në vitin 2008 , Ju , bashkë me Z.Sali Berisha me ndërhyrjen Tuaj e sanksionuat këtë trend , dhe unë sot , shkoj veç me votu , ndërsa në parlament e bashki shkojnë e më përfaqësojnë mua , lloj lloj halldupësh , njerëz me probleme me drejtësinë , me korrupsionin dhe lloj lloj yrneqesh e lidhjesh . Pas kësaj , këta , që unë as i honeps e as dua ti dëgjoj , detyrohem ti kem përfaqësuesit mij në Kuvend e Bashki prej partisë që votoj .
    Jo z. Edi . Jo lum miku . Këto nuk janë zgjedhje .
    Me këtë lloj marifeti , ka vetëm vjedhje pushteti . Normal , prej vjedhjes së pushtetit kalohet deri në degjenerim të pushtetit e administratës .
    Ajo vjedhja e pushtetit po ju bën me u grind , me u zënë e me i nxjerr sytë njeri tjetrit , aq sa populli ka marrë mllef e zët e nuk don më me shku në votimet e juaja .
    Lereni lojën e shifrave , që seicila palë po na i lexon sipas interesave të veta e të pushtetit ku ka hyp apo zdryp .
    ZGJEDHJE do të quaj , vetëm dhe vetëm atëherë , kur para meje , të flisni jo Ju dhe Kryetarët e tjerë të partive , duke ulëritur , britur e mbytur me rrena astronomike premtimesh ( sepse nuk jep njeri llogari asnjëherë për gjithë premtimet rrena ) , por direkt një nga një të flasin , të shpalosin po qenë të zot idetë dhe platformat e zhvillimeve si dhe format e realizimit , bashkë me gjithë premtimet , vetëm dhe vetëm ata që duan të zgjidhen .
    Nuk ka ligj zgjedhjesh me llafe , por POPULLIT , LIGJI i ZGJEDHJEVE duhet t’i sanksionojë të DREJTEN për marrjen në dorë e për t’i përdorur në ç’do moment të Darëve , që ju shkulin dhëmbët të gjithë atyre , që duan të zgjidhen . Kjo duhet sanksionuar me ligj dhe t’i bëhet e qartë si popullit dhe kandidatëve që duan të zgjidhen .

    Kur populli të ketë të drejtë të të kërkojë llogari në çdo kohë përgjatë mandatit ( sepse e ke detyrim ligjor si i zgjedhur ) të të shkulë dhëmbët , të të shkarkojë në vend , madje të kërkojë të shkojsh dhe në burg , atëherë mund të themi se populli zgjedh dhe shkon në zgjdhje dhe jo në votime si këto të deri sotmet . Vetëm kështu nuk bëhet më fjalë e as nuk do diskutohet e dëgjohet më për shitblerje votash , sepse s’do ketë njeri interes me u zgjedh e me mos me mbajt premtimet si deri më sot , e pastaj me pas të drejtë t’ja shkulin dhëmbët e ta çojnë në burg . Atëhere , jo vetëm që përzgjidhen për të kandiiduar njerëz tamam , seriozë , të ndershëm e të përgjegjshëm , por mbi të gjitha besnikë e fisnikë , punëtorë e me shkollë , për të cilët vlerësimin e jep populli , që do i japë BESIMIN . Por kur populli të jep Besimin , Besën , kujdes se të ka dhënë gjënë ma të çmuar , prandaj ka të drejtë të të kërkojë t’i përgjigjesh premtimeve të bëra dhe kërkesës për tu zgjedhur me BESE .

    Me Besën , sidomos me Besën e shqiptarit nuk luhet .
    Shqiptari BESEN e ka INSTITUCION-in ma të çmueshëm që se ka le . GJUHA dhe BESA e kanë mbajtë gjallë e të pamposhtur deri sot.
    Pra z. Edi .
    Nuk ka nevojë me bë parada e maskarada me alias REFORMA , që nuk sjellin asgjë të mirë vetëm se degjenerohen në pazare dhe lëshime interesash politike , ekonomike dhe partiake . I kemi pa e provu në kurriz ato .
    Për mendimin tim , nëse e shihni të drejtë këtë koncept të ZGJEDHJES , me BESE dhe dhënje llogari me darët në duart e popullit zgjedhës , s’ka nevojë për letra e thirrje të hapura e të mbyllura .
    Mbi këtë koncept , ngarkoni jo ma shumë se 2-3 vetë ( kryespecialista jo ronxho-bonxho ) të hartojnë Ligjin . Ngreni grupe me nga 3-4 jurista , ta studjojnë e pastaj ta ballafaqojnë ligjin me hartuesit dhe duke pasqyruar e reflektuar edhe ndonjë vërejtje e sugjerim të tyre , ose votojeni në parlament , ose direkt në popull .

    Pse them në popull .

    Sepse nga LIGJI i saktë i drejtë dhe i efektshëm i ZGJEDHJEVE varet kryekëput funksionimi i drejtë dhe i saktë edhe i DEMOKRACISE dhe i SHTETIT , e pastaj , BE-ja ka hy e ardhë vetë në Shqipëri , pa pas nevojë me i bo rixha askujt . E pastaj do shikosh si , jo vetëm do frenohet arratia e rinisë më të zgjuar , më të shkolluar e më punë dashëse e Europës për në Gjermani , Amerikë , Kanada , e vendet Nordike , opor do fillojnë të kthehen edhe diaspora për të kontribuar e jetuar në vendin e tyre , në vendin më të mrekullueshëm e më të pasurin e Europës .

    Po e deshëm këtë objektiv .

  9. loro says:

    Socialistet kane votuar partine …..jo Edonen.ajo ishte nje marrezi e qastit…pa asnje kontribut ne parti.

  10. Ai me çallmë says:

    Po duket nga fizionomia që nuk është shqiptare. Shikojini mbiemrin. Jevgë me sy të shpëlarë
    Do të jetë pasardhëse e atyre kolonëve sirianë dhe jemenitas që solli turku për nevojat e ushtrisë si për të mbathur kuajt e gomerët,
    regjur lëkurët etj.
    Nuk di të bëjë asnjë punë.
    Nuk është fare cudi që një surrat i lindjes të ketë mendësi të tilla zhvatëse.

    1. Hanife says:

      ? , edhe duhet me ja dite per nder qe pranoi mu ba deputete e PS kjo gabelica qe fliste si bibe.

  11. Shoku says:

    Ne P.S e Fierit situata u perkeqesua qekur pjese e strukturave te saj drejtuese u bene persona qe erdhen nga P.D e La.S.I. duke mbajtur vendin e punes. Nuk besoj se kane votuar ndonjehere per P.s keta njerez. Ne 2021 menduan se do fitonte p.d dhe Jo vetem kane votuar per p.d, por edhe kane bere propagande.
    Shumica e antareve te p.s jane akoma pa pune. Ata i dijne mire raportet e k. ta bashkise me njerez te dyshimte.
    Perfundimi; nese nuk analizohet rezultati i dobet ne Fier dhe shkaku, P.S ne Fier rrezikon bashkine.

  12. OK? says:

    Eshte komplet e qarte kush e ka shkru kete letren. Per nje gja kam kuriozitet? Cfare do te thote i shkolluar? Thjesht qe ka mbaru shkollen? Sa dite ka punu ne profesionin per te cilin eshte shkolluar? Cfare eksperince pune/aftesie ka pervetesuar gjate ushtrimit te profesionit? Jo per gje por te gjithe e dime se nuk ka Shqiptar te “pashkolluar” fale kristaleve apo pedagogeve qe shesin provimet. Sa per Iliri Beqen me bindje e them qe eshte nder personazhet me te papelqyera ndonjehere ne te gjithe Shqiperine e lene ma ne Shkoder.
    Me te gjithe pozicionet nder vite dhe mbeshtetjen nga KM serisht arriti me marr vota te turpshme ne Shkoder, pra as servilat e pushtetit me gjithe ate background politik nuk i dhanen vota.
    Sa per mediokren Edone, lene ne delirin e saj qesharak ku harron qe eshte e katapultume dhe jo e meritume. Sic doli nga hici boom ashtu dhe ka per te ik, jane raste te njohura kto.
    Po djeg veten qysh ne fillim pa e nis mire, dhe kur te bish nga fiku Shkodra ta tregon vedin bukur.
    Eshte nje shprehje pozicionin drejtues mos ia jepni nje njeriut qe vuan per afirmim dhe pushtet por nje njeriu qe ndjen pergjegjesi per besimin qe i eshte dhene dhe ka deshire ta shperbleje me pune.
    Zevendesimet i njerit ose i tjetrit ne Shkoder kane vite prandaj edhe ti qe ke shkru letren je i klaneve e pazareve dhe jo “idealeve”.
    Socialistat e vjeter ka kohe qe as nuk perzihen dhe as nuk e pranojne ma maskarallekun qe i eshte ba ne Shkoder dhe jane lan pikerisht jashte nga ju pazarxhite. Nqs ti qe e ke shkru letren na qenke i Ilir Beqes me vjen keq po sje socialist nuk je. Kur erdhi Beqja dhe u hoq dikush tjeter qe “nuk ishte njeri i tij” me te vu ty do ta pranosh qe e njejta gja do bahet teshi qe erdhi Edona, edhe ajo don njerzit e saj.

  13. Toma says:

    Edona ka me perfundu si Senida, jane marre prej rruge e jane vu ne maje pa asnje merite, e per hir te se vertetes Senida dite me fole pak me bukur se kjo trushplamja qe ishte e njoftun nder biznesmenet me te famshem te Shkodres. Hihihihihi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje