Si e fitove mandatin e 3-të? Rama i përgjigjet Papandreou-t: PS parti e ndryshimit, jo pushtetit. Puna është në progres, jemi në drejtimin e duhur

14 Korrik 2021, 15:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama renditi disa nga arsyet se pse PS fitoi mandatin e tretë, pasi u pyet nga  ish-kryeministri grek George Papandreou se si arriti të fitonte.

Për Ramën arsyet kryesore janë ndryshimi i vazhdueshëm i partisë dhe identifikimi i PS-së si parti e ndryshimit..

“Është kënaqësi që kthehem këtu dhe pse nuk është e lehtë të kuptosh që jemi më të vjetër, sërish jam mjaft i lumtur që pata mundësinë të vij dhe të ndaj me ju disa momente mjaft të këndshme.

Ne fituam mandatin e tretë dhe besoj se mbi të gjitha ia dolëm pasi gjatë gjithë kohës kemi luftuar që të mos bëhemi asnjëherë një parti që identifikohet me pushtetin, por të mbetemi në sytë e njerëzve partia që identifikohet me ndryshimin dhe për ta bërë këtë kemi luftuar gjatë gjithë kohës për të ndryshuar e ndryshuar partinë tonë.

Jemi përpjekur të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës dhe të kemi një sinergji në sytë e publikut midis çfarë dhe kujt identifikohet partia dhe atyre që shihen si përfaqësues të drejtpërdrejt të njerëzve. Kjo mendoj ka qenë e para.

Me sa duket për njerëzit është më në fund e qartë se kjo është rruga drejt progresit dhe se puna duhet përfunduar.

Shumë gjëra janë më mirë nga ç’ishin, por ka shumë gjëra që duhet të jenë më mirë. Jemi përpjekur të jemi përherë mjaft të sinqertë me njerëzit duke iu thënë se nëse e krahasojmë atë çka kemi bërë me atë që duhet të bëjmë jemi ende larg të themi po ia dolëm.

Sigurisht ajo që kemi bërë mjafton jo për të qenë t’u kënaqur por për të qenë të sigurt se kjo është rruga. mendoj se rezultatet janë të dukshme për të krijuar mendimin e përgjithshëm se puna është në progres dhe është në drejtimin e duhur.

Kemi pasur një perceptim mjaft të qëndrueshëm për këtë drejtim të duhur që ka qenë njëfarësoj gjithmonë rruga për ne”, u shpreh kryeministri.

2 komente në “Si e fitove mandatin e 3-të? Rama i përgjigjet Papandreou-t: PS parti e ndryshimit, jo pushtetit. Puna është në progres, jemi në drejtimin e duhur”

  1. Taulant says:

    Nuk besoj qe Papandreu 10 here me i shkolluar sesa shkollepaku yne e nje njeri me shume kulture te bej nje pyetje kaq bajate.

    1. Eh se harrova griden me salianj pedo babalen says:

      Taulant shkollshumi si tit vasili monikes,edi nuk ka thene arsyen kryesore qe perball kishte saliun me kriminelet e tij,kishte injorante e hajdute ,pushtus tokash si puna jote,kishte mulin ,zhellalin,ed paloken e lul sumkapucin e moniken me president cfurkun,fate gerdecin e dash ploncin……
      Derisa te kete keta kundershtar,fatkeqesisht edi do fitoj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje