Goditjet e SPAK në Ministrinë e Brendshme, ish-zëvendësministrja Gjebrea: Reforma në drejtësi po funksionon

14 Korrik 2021, 21:00Politika TEMA

Arrestimin e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme, ish zëvendësministrja e këtij institucioni, Elona Gjebrea e konsideron si një lajm të mirë që reforma në drejtësi po funksionon. Sipas Gjebreas, pandëshkueshmëria ndaj korrupsionit duhet të marrë fund.

E larguar nga Ministria e Brendshme në vitin 2017, për t’i liruar pozicionin Rovena Vodës, sot nën akuzë nga SPAK për “shpërdorim detyre”, Gjebrea vijoi aktivitetin si deputete në Kuvend, ndërkohë që së fundmi kryesoi delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në monitorimin e procesit zgjedhor në Bullgari.

Sa i takon zgjidhjes së ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që do t’i hapte dhe rrugë edhe negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Gjebrea e sheh të vështirë  përparimin deri në momentin e krijimit të qeverisë së re në Sofje.

Teksa reforma në drejtësi po jep frytet e para, edhe si një kusht për thirrjen e tryezës ndërqeveritare mes Tiranës dhe Brukselit, është konflikti mes fqinjëve lindorë që tashmë po mban të bllokuar procesin e integrimit.

2 komente në “Goditjet e SPAK në Ministrinë e Brendshme, ish-zëvendësministrja Gjebrea: Reforma në drejtësi po funksionon”

  1. Sara says:

    ti je shume here me hajdurte se ajo, po keshtu kus eshte hajdut i zoti ben karriere, te pafatet e hane

  2. beni says:

    Mos fol shumne. Prit radhen dhe ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje