Reshjet e dendura të shiut me emrin “Bernd” kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa rajone të Gjermanisë. Shumë rrugë janë bllokuar, lumenjtë kanë dalë nga shtrati, ndërsa bodrumet janë mbushur me ujë.
Të paktën 30 persona janë zhdukur pas disa përmbytjeve masive në Gjermani, në qytetin perëndimor të Schuld, Rheinland-Pfalz.
Autoritet thanë se reshjet e mëdha të shiut bënë që lumenjtë lokalë të dalin nga shtretërit e tyre, duke përmbytur krejtësisht zonën.
Policia tha se situata në qytetin e përmbytur mbetet e paqartë ndërsa autoritetet gjermane po i nxisin njerëzit të qëndrojnë në shtëpi gjatë emergjencës.
Uuuuuuu përmbytje ne mes të verës!!! Tituj bombastik prej idiotash. Pse ça ka të veçant permbytja në verë? Në verë shirat bien për kohë të shkurtër por me intensitet të lart, esht mëse normale. Si para ca ditësh që kishit një tjeter titull me habi të madhe se na paska rënë breshër në verë. Pse mor të uruar kur bie breshëri në dimër!?