Nga Fejnordi te Bazeli, turi i dytë është “ferr” për ekipet shqiptare

16 Korrik 2021, 12:46Sport TEMA

Turi i parë kualifikues për në Ligën e Konferencës është mbyllur mbrëmjen e djeshme, ku janë përcaktuar të gjitha skuadrat që kalojnë në raundin tjetër.

Plot 8 ekipe shqiptare kanë siguruar një biletë për në turin e dytë, i cili është bujar me disa prej tyre dhe një “ferr” i vërtetë për një pjesë tjetër.

Kështu klubet që vijnë nga Champions League, si Teuta, Shkëndija apo edhe Prishtina do të kenë përballë kundërshtarë të një vështirësie jo të lartë.

Kampionët e Superiores përballen me Inter Klub D’Eskaldes nga Andorra, ndërsa Shkëndija do të ndeshet me Rigën dhe Prishtina luan shanset e saj me uellsianët e Nomads.

Një tablo krejt tjetër shfaqet për skuadrat shqiptare që vijnë në turin e dytë pas triumfit në turin e parë të Ligës së Konferencës. Partizani gjen në këtë raund Bazelin, Laçi ekipin rumin Universita Kraiova, ndërsa Vllaznia AEL Limasolin.

Përpos klubeve të Kategorisë Superiore në garë janë edhe Shkupi e Drita, që respektivisht përballë do të kenë Santa Klarën (Portugali) dhe Fejnordin. Këto takime do të luhen në datat 22 dhe 29 korrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje