Ditën e sotme autoritetet spanjolle kanë bërë të mundur arrestimin e 46-vjeçarit shqiptar, Luan Bundo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Ngjarja
Luan Bundo i kishte premtuar një shtetasi se do ta shoqëronte për në Australi, kundrejt pagesës. Të dy së bashku kanë shkuar fillimisht në Indonezi dhe prej atje, me një peshkarexhë që drejtohej nga njerëz të cilët ishin njohje me Bundon, do të kalonin ilegalisht për në Australi.
Familjaret e tij kanë humbur kontaktet me të dhe më pas nuk kanë patur asnjë komunikim apo informacion për vendndodhjen e tij.
Detaje të reja
Gazetarja Anila Hoxha ka mësuar se përket shtetasit Mensur Prençi dhe se këtij të fundit për kalimin drejt Australisë i janë kërkuar plot 13 mijë euro.
Po ashtu mësohet se linja e ndjekur nga Bundo ishte nëpërmjet Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë ku edhe pajiseshin me vizë indoneziane për arsye turistike. Nga Indonezia linja vijonte në ishullin Kupank të Singaporit ku nëpërmjet dy indonezianëve dërgoheshin më pas në Australi.
Sipas familjarëve të Prençit kontakti i fundit me të ka qenë gjatë kohës që qëndronte në ishullin Kupank në pritje për t’u nisur drejt Australisë.
Pas këtij momenti Luan Bundo është kthyer në Shqipëri dhe i ka komunikuar familjarëve të Mensur Prençit se njeriu i tyre kishte mbërritur në një kamp refugjatësh në Daruin të Australisë.
Por mungesa e komunikimit për një kohë të gjatë ka detyruar familjarët e Prençit ta denoncojnë rastin dy vite më parë.
Vëllai i Mensur Prençit, rreth dy vite më parë ka deklaruar në një intervistë me gazetaren Anila Hoxha çfarë i tha vëllai në telefonatën e fundit.
Vëllai i Mensur Prençit: Luani ma dha vetë si shifër dhe tha se unë kaq do marr për këtë rrugë dhe se vetë unë nuk do të kem përfitime, pasi është një rrugë e gjatë dhe duhet të bëjmë shumë pagesa për të vajtur në Indonezi. Pastaj nga Indonezia do lidhej me grupin e tij për ta dërguar vëllain tim ilegalisht me varkë ose peshkarexhë që do udhëtonin dy ditë nga Kupangu, ishulli i Indonezisë.
Linja ishte tiranë, Bullgari, aty u pajisën me viza brenda 24 orëve, pastaj u nisën për në Indonezi. Më telefonoi dhe më tha se në orën 5 me atë të Indonezisë unë do nisem dhe do jesh personi i parë që do kontaktoj kur të mbërrij dhe nuk mori më kurrë. Ajo ishte telefonata e fundit.
EDHE UNE JAM SOT TUTI SEJDIU +++
– Tutini, tmerroni… lemerisni keta tregtare sklleverish kanibale te shekullit te 21-te!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Sot human trafiku denohet në SHBA e mbare Boten demokratike human trafiku edhe me rende se narkotrafiku.
Human Trafiku eshte njesoj si dhe tregetia e sklleverve.
Human Trafiku eshte krim kunder njerezimit!
Te mos harrojme se mijera vajza minorene e gra, nena e motra shqiptare te Kosoves u rrembyen, perdhunuan, vrane e masakruan nga terroristet e paramilitaret e regjimit te terrorizmit shteteror serb ne vitet 1997-1999.
Te mos harrojme se mbi 25 000 vajza minorene e te reja, gra, nena e motra shqiptare u tregtuan, vrane e masakruan nga kryebandite e kanibale antishqiptare ne Republiken e Shqiperise nga viti 1991 e deri sot!?
A kane nena, gra, motra a bija ky mallkim i emrit njeri !?
U bej thirrje nenave, motrave, bijave shqiptare kudo në Bote qe te ngrene zerin dhe protestojne para gjykates se Gjilanit, mbare Kosoves, Shqiperise, Maqedonise, Malit te Zi edhe kudo në Bote per kete krim monstruoz dhe padrejtesite ndaj kesaj vajze shqiptaree mijera te tjerave kudo ne Bote, kunder ketyre bishave e human trafikanteve perbindesha, kunder ketyre tregtareve sklleverish, si krim kunder njerezimit.
Jo vetem ndaj tyre por edhe ndaj gjykatesve qe shesin e blejne Ligj e Drejtesi qe jane po aq kriminele e bandite sa keto bisha me fytyre njeriu qe kryejne akte te tilla terrori e tregtare sklleverish.
Menjehere Ministria e Drejtesise, Ministria e Brendshme, Qeveria e Kosoves, Prokuroria e Kuvendi i saj te njoftoje Interpolin dhe shpalle ne kerkim nderkombetar ate kryebandit e terrorist dhe te filloje hetim ndaj gjykatesve e prokuroreve te kesaj ceshtjeje dhe tu jape ndeshkim shembullor e mesim edhe te tjereve kudo në hapesirave shqiptare.
Zeri guximtar, shpirti i plasur, zemra e thyer, trupi i shperdoruar, kushtrimi i fuqishem, kallximi heroik i Tuti Sejdiut eshte nje kambane alarmi per mbare kombin shqiptar!
Sot cdo shqiptar e shqiptare eshte Tuti Sejdiu qe e mposhti Tuten !
Jo rastesisht e ka emrin TUTI!
Tutini, tmerroni… lemerisni keta tregtare sklleverish, keta kanibale te shekullit te 21-te!
Faleminderit moter Tuti Sejdiu !