“Çfarë kanë bërë o plehra? O shtet e Gjykatë e degjeneruar”, tensione pas daljes nga Gjykata në Vlorë të tre vëllezërve

17 Korrik 2021, 11:37Kronika TEMA
“Çfarë kanë bërë o plehra? O shtet e

Ditën e sotme në Gjykatën e Vlorës është zhvilluar seanca për tre vëllezërit Myslimi që dhunuan dy ditë më parë gjyqtarin në Vlorë pas një vendimi për çështje pronësie. Fatos Myslimit iu dha masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa dy të tjerëve, Elmazit dhe Myslimit iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Dalja e tyre nga ambientet e Gjykatës ka shkaktuar shumë tension. “Hajdutë më kanë vjedhur paratë. Na kanë vjedhur dhe na kanë dënuar Gjykata, Prokuroria”, dëgjohen të bërtasin vëllezërit, ndërsa oficerët tentojnë t’i fusin në fugonin e policisë.

Ndërsa familjarët e tyre janë ambienteve të Gjykatës thërrasin:“Çfarë kanë bërë o plehra? O shtet e Gjykatë e degjeneruar. Shtet që të merr pronën dhe të fut brenda, ky është shteti. Ça po bëhet këtu, ku jetojmë, jemi shqiptarë.”

Ndërsa vajza e një prej të arrestuarve del para kamerës dhe e inatosur kërkon që të dalin në skenë administratorët e pallateve.

“Ku janë administratorët e pallatit? Për çfarë e mbani babin tim aty? Ku janë administratorët që i kanë shitur hyrjet nga dy-tre herë. Ku është drejtësia? Ku është shteti? ”, tha vajza.

3 komente në ““Çfarë kanë bërë o plehra? O shtet e Gjykatë e degjeneruar”, tensione pas daljes nga Gjykata në Vlorë të tre vëllezërve”

  1. Qwert says:

    Vendi te forteve. Ketu bene hajer kush ka pushtet dhe para. Gjyqtari me ndertuesit duhet te shkojne ne hell. Ndryshe nuk kuptojne.

  2. sapa says:

    As ka shtet dhe as ka per te pasur moj vajze!

  3. sapa says:

    Vritini o popull pa meshire keta kriminele se Spaku dhe institucjonet qe kane ngritur jane genjeshtra qe mund te funsjonojne vetem pas 30 vjetesh!Edhe atehere nuk i dihet!Prandaj ngihuni dhe vrisni pa meshire qofte prokurore qofte gjytare qofte pusht tetare se vetem keshtu i beni sherbim brezave te ardheshem.Krimet qe kane bere keta njerez as zhdukja e e tyre dhe e familjareve te tyre nuk i lan mekatet!Ky eshte realiteti shqiptar qe po e shikoni cdo dite prej 31 vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje