Dy të moshuar një nga Librazhdi dhe tjetri nga Belshi i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në orët e parë të mëngjesit të kësaj të marte.
Policia ka bërë me dije se një 73-vjeçar nga fshati Qukës Shkumbin është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga djali. Ndër të tjera mësohet se i moshuari vuante nga sëmundja e epilepsisë.
“Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetesi H.K., 73 vjeç, banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vuante nga sëmundja e epilepsies”, bën me dije policia.
Gjithashtu një tjetër i moshuar, i cili jetonte i vetëm është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në fshatin Rrenas, Belsh.
“Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetesi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh , i cili jetonte i vetëm.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjynah keta pleq te vetmuar qe jane braktisur nga femijet e tyre duke i lene vetem ne shtepi cte bej tjeter plaku i gjore i eshte merzitur jeta dhe u vetevar !!! Sot ne kete dite femijet nuk pyesin me per prinder ikin mbas fustanit te grave dhe i lene vetem nene e babe. Dhjerokracia e premtuar i shkaterroj shqiptaret. Ne kohen e Legjendarit ENVER HOXHA jetonim me thjesht por nuk kishte gjera te tilla, shqiptaret jane shperndare si Zogjte e Korbit neper Bote dhe nuk dine ku e kane Nenen e Baben. Jetonim te Lumtur ne Kohen e Xhaxhit ata qe e shajne ate kohe vafshin mu ne gop te semes.
si ka mundsi, ju keni allahun
Vetvrasja eshte mekat i rende, por une shpresoj qe Zoti te mendoje per shpirtrat e tyre.
Njeri me epilepsi, tjetri vetem.
Gruaja mund ti kete nderruar jete, femijet i kane ikur….
Pasrojat e sistemit terrorist te ketyre 30 viteve.
Zoti qofte me ta.