Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Çela kërkesë GJKKO-së, kërkon zbutjen e masës së sigurisë

19 Korrik 2021, 14:30Kronika TEMA

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela ka dërguar kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ose “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Çela sqaron se kjo kërkesë vjen nga fakti se vuan nga hernia diskale lumbare dhe ka nevojë për fizioterapi e barna anti-inflamatore, regjim shtrate, injeksione selektive të rrënjëve të nervave me kortizonikë apo trajtim kirurgjikal. Në rast se këto trajtime nuk japin asnjë efekt, atëherë mundësia e vetme është ndërhyrja kirurgjikale.

Ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici në maj të 2020-ës, pas dy vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Jaeld Çela është dënuar me 3.4 vite burgim për shpërdorim detyre.

2 komente në “Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Çela kërkesë GJKKO-së, kërkon zbutjen e masës së sigurisë”

  1. Zoni ijes says:

    Rregjim shtrati je o shoku, sot ne burg vetem duhet te flesh jo si dikur qe nxjerre krom ose baker, rri aty se je me i sigurt, vaise sumen te pakten te gezojne njerezia aty ku je

  2. shqeto says:

    Bile , ti çojne dhe celularin, tableten, kompjuterin dhe gruan kur te doje. Qira s’paguan, ushqim s’paguan, drita s’paguan, gjysma e shqiptareve preferojne burgun ne keto kushte se s’jane per pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje