Pranga 42-vjeçares në Rinas, dhunoi punonjësen e kompanisë ajrore

18 Korrik 2021, 21:25Kronika TEMA

Është arrestor në Aeroportin e Rinasit një 42-vjeçare, pasi goditi për shkak të detyrës një punonjëse të një kompanie ajrore.

Policia njofton se e arrestuara është shtetasja SH. K.

Kjo e fundit, pasi ka mësuar se nuk i është mundësuar udhëtimi, ka goditur punonjësen, edhe pse avaria e krijuar, nuk varej nga ajo.

Kësisoj, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Goditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet në flagrancë 42-vjeçarja.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

6 komente në “Pranga 42-vjeçares në Rinas, dhunoi punonjësen e kompanisë ajrore”

  1. Agron says:

    Sh mire ja ka bere. Ca injorante aty te check-in. Jo po vizita jote seshte e rendesishme, jo po nuk ma mbush mendjen me arsyet e udhetimit. Shtet idjot qe ca shitese biletash vendosin a duhet te udhetosh apo jo. Skandal

    1. Aqifi says:

      O rrot…nuk esht nisur avioni per avari…

  2. Kan dal kafshet ne europe…ju edhe skafet i kishit teper….

  3. Albana says:

    Sherbimi ne aeroportin e Rinasit nuk me ka pelqyer fare. Pononjeset tek sporteli qe nuk buzeqeshin, policet jo profesional. Stafi duhet trajnuar mire, qe ti pergjigjet ne menyre te denje kerkesave te konsumatoreve dmth udhetareve.

  4. Tefa says:

    Jo ta rrahte,Po ta nxinte,aeroporti I Rinasit ka sherbim Kabuli, Femra qe punojne si sherbyese dhe nuk ofrojne sherbim po Pordhe dhe injorance.Policet sikur je ne kirgistan.eshte Turp te quhet evropian kjo stalle me kacator ,Taxi ilegale,hajdute,me nje fjale nje Hale .

  5. Jemi 150-vjet mbrapa says:

    Sic eshte populli eshte policia jane punonjesit ne cdo zyre shteti jane deputetet pse aeroporti duhet te jete ndryshe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje