Epidemiologu shqiptar: Ju shpjegoj arsyet pse jam kundër vaksinimit të fëmijëve

28 Korrik 2021, 21:19Shëndeti TEMA

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Ditari” në A2, deklaroi se është kundër vaksinimit të fëmijëve. Sipas tij, “kur flasim për efekte afatgjata të vaksinës, është ndryshe për një 70-vjeçar dhe ndryshe për një 17-vjeçar”.

“Kjo sëmundje ka pasur një lidhje eksponenciale me moshën. Sa më e madhe mosha, aq më shumë rriteshin rastet e rënda dhe fatalitetet. Që në fillim, pamë që rastet e rënda te fëmijët ishin tejet të rralla. Në Gjermani janë studiuar familjet me të paktën një rast koronavirusi dhe u pa se fëmijët sëmuren 41% më pak sesa të rriturit. Gjithashtu, edhe antitrupat ishin më të shumtë te fëmijët. Po të marrim rezultatet e këtyre studimeve, unë jam kundër vaksinimit të fëmijëve. Kur flasim për efekte afatgjata të vaksinës, është ndryshe për një 70-vjeçar dhe ndryshe për një 17-vjeçar. Me kaq pak muaj sa kemi me vaksinën, nuk janë studiuar efektet afatgjata të saj. Do një kujdes më të madh kjo punë, duhet marrë një vendim shumë të bazuar në prova”, u shpreh Alimehmeti.

Në lidhje me variantin Delta, ai u shpreh: “Varianti Delta tashmë është edhe zyrtarisht mes nesh, ka një rritje rastesh gjatë kësaj jave, megjithatë incidenca është ende u ulët. Na mbetet për t’u parë se ku do të jemi në vjeshtë, pasi viruset respiratorë e tregojnë veten në stinën e ftohtë. Duhet kohë për të bërë një analizë të detajuar. Por, personat e vaksinuar me dy doza duhet të jenë më të qetë përsa i përket Deltës”.

Sipas tij, “në momentin që do të kemi raste të reja që nuk na përkthehen në shtrime në spital apo vdekje, dhe ata që shtrohen janë të pavaksinuar, nuk ka më kuptim të shohim rastet e reja. Gjithmonë duhet të shohim rastet e rënda, jo të reja. Edhe në Itali u vendos që të mos shohin rastet e reja, por përqindjet e shtretërve të zëna nëpër rajone”.

Sa i përket asaj që quhet “green pass”, Alimehmeti tha: “Është një ndërhyrje e mesme e shtetit. Nuk është detyrim, pasi nuk është themelore shkuarja në restorant, por unë jam kundër. Jam kundër sepse “green pass” fitohet me vaksinim, e ke kaluar apo jo brenda 6 muajve virusin dhe tamponi 48 orët e fundit. Tamponi është prova më e dobët në absolut për të parë nëse ia transmetoj apo jo virusin tjetrit; Edhe me vaksinë mund të riinfektohesh; Edhe ai që e kalon mund të infektohet prapë. Pra, “green pass” nuk është i sigurt, por i jep njerëzve sensin e sigurisë së plotë. Do të ishte mirë që të gjithë njerëzit të trajtoheshin njësoj dhe duhet t’u themi njerëzve që nuk ka siguri të plotë as me “green pass”. Duket si lëvizje e koordinuar mes disa shteteve, por epidemiologjikisht nuk bën shumë sens”.

7 komente në “Epidemiologu shqiptar: Ju shpjegoj arsyet pse jam kundër vaksinimit të fëmijëve”

  1. Shikoj dhe me vjen keq says:

    Ky artikull eshte model se si propaganda funksionon ne gjithe boten. Shkurt me te bute thote se gjoja s’eshte e nevojeshme te rinjte te vaksinohen por duhet te mbajne maske. Sot thone kete, por neser kur variantet e reja te vijne, do thote ka mundesi te vaksinohen. Me von do e ndryshoje komplet dhe do thote eshte e deryrueshme. Keshtu e filluan propaganden per vaksinen me shtresat e tjera te populsise. Ne fillim mosha mbi 70, pastaj mbi 50 e keshtu me radhe. Me pak fjale ‘’tightening the screw slowly’’. E harruat si e filluan ne Shkurt te 2020. 3 jave ta parandalojme virusin, u shtua me 2 jave te tjera, me nje muaj me maska , me maska per gjithone , vaksine me deshire, vaksine per disa mosha , vaksine per te gjithe. Kejo quhet diktature globale, ku njerezit duan ti kthejne ne bageti, qeveritaret jane cobanet dhe pronaret e turrmes jane ne New Court. Do u ngexi sharra ne gozhde por rreth 2 miljard do vdesin nga vaksina te lumtur dhe te droguar.

    1. Bledi says:

      Kujt I thua more aman. Ne harruam cfare hengerm dje ne darke jo me te kujtojme cfare thane politikanet e korruptuar para nje viti. Mire dhe kaqe qe sna helmojne sot.

      1. anticensurë says:

        bledo ke të drejtë!!
        nuk keni kujtesë,as sot për sot e jo më shumë!!
        ky palloshi që ti po e mbështet,thotë që ” nga 3 javë shtuan dhe dy të tjera,për ta bllokuar virusin”!sikur të ishte një mashtrim dhe jo një veprim që nuk pati sukses!!
        sepse dhe ai pallosh nuk ka kuptuar asgjë,nuk ka kujtesë që në kohën e sarsit të parë mjaftoi larja e duarve dhe higjena më tepër se normalja për të mos u përhapur virusi,harruan se gripi i zogjve,u bllokua pak a shumë në të njëjtën mënyrë!!
        bledo,jo githnjë “fiton skuadra që ka fituar më parë”!!
        vjen një ditë që ato që kanë funksionuar më parë,nuk funksionojnë sot!!
        ky virollog,mbështetet në një llogjikë,por si të gjithë që janë të bindur për diçka,ka llogjikë të gjysmuar!!flet për gjërat që i interesojnë dhe jo për të tërën!!ky thotë disa fakte dhe i vendos në mënyrë llogjike por që nuk qëndrojnë 100%!!
        kap ato që do dhe e vendos veten në nivelin e alfred gomar cakos!!

        1. I lava duart me ty says:

          Ke vene nje emer te cuditeshem. E gjitha kejo qe behet eshte censure kunder cdo kujt qe se ben vaksinenen,kurse ti e quan veten anticensure. Duket se ti je nje nga clientet e pare modern te Botes se Re apo me sakte Orueliani I Ri qe mban ne mendje 2 teori kontradiktore, njekohesisht cesure dhe unti censure. Une do isha shume i kenaqur te isha i gabuar per ato qe thashe me lart , por fatkeqesisht jane verteta. Shiko artikullin e mesiperm ne Sociale: A duhet te behet I detyrueshem Vaksinimi ne Shqiperi? Cfare thote? Thote te gjithe te vaksinohen sepse keshtu thone “ekspertet” perfshi edhe femijet . Shkurt le te te spjegoj pak gjera dhe disa “parashikime”. Keta qe shtypi i quan Eksperte jane propagande, javen e pare do dalin 5 Eksperte, 3 duan vaksine,2 se duan, javen tjeter do dalin 10 eksperte 9 e duan vaksinen 1 se do , javen e 3 u vendos nga ekspertet se vaksinimi eshte i detyrueshem per te gjithe. Kejo eshte formule globale. Kete se zbulova une. Agje s’eshte reale, eshte thjeshte imagjinalee perhapur nepermjet medias. Ne shqiptaret nga njera ane duhet ta kuptojme me mire se asnje nje bote. Historine e komunizmit ne Shqiperi. Nje here ishte PKSH, pastaj PPSH, pastaj lufte klasash, shkalle te zhvillimit te socializmit, njeriu i ri etj etj qe ne te vertete jane propagade dhe vetem shkalle te skllaverimit te popullsise. Keto qe jetojme jane pikerisht shkalle te skllaverimit global ne emer gjoja te shendetit. Tani edhe Njeriu i Ri duhet te udhetoje me Pasaporte Shendetesie qe eshte thjeshte vula si e bagetise. Nqse Ti e ke bere apo do ta besh vaksinen pas 1 ore 2 vitesh do me japesh te drejte por atehere ti e ke ngrene( je Qi.. ne By.. ) dhe se ndryshon dot me.

  2. VF -LP says:

    Hiqini diplomen HAJVANIT
    Femjet mund te jene mbajtes te shendoshe te virusit ose mund ta kalojne epidemine pa problem, por mund te infektojne te moshuarit
    Hajvan me univesitetin kristal

    1. L says:

      Dhe sipas the vf LP duhet te vrasim femijet me masks???
      Meqe maska qenka e mire,leji futbollistat apo sportistet te garojne me.maska dhe e shef si do palosen te gjithe nje NGA nje.
      Me siguri to ske femije ose je gomar komplet

  3. Atdheu says:

    VF-LP lexo pak me me vemendje. Te gjithe jemi mbartes dhe te gjithe e transmetojme, pavaresisht se je i vaksinuar apo jo. Nuk jane mbartes dhe transmetues vetem ata qe nuk kane bere vaksinen. Qe keshtu Dr. Alimehmeti ka te drejte. Ti po deshe meri ne konsiderate ato qe thote ose mos i merr. Nuk e ke detyrim ta marresh ne konsiderat, ashtu si edhe vaksinen . Dhe ,sa per vaksinimin e femijeve do ti jepja gjithashtu te drejte sepse nuk ka asnje studim afatgjate per vaksinimin e femijeve. Pike. Nuk e di ne ke femije ti apo jo, nqs ke rrugen e hapur e ke shko bej eksperiment me femijen tend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje