Pandemia e covid-19, përveçse gjunjëzoi sistemet më të zhvilluara shëndetësore rreth botës, i dha goditje fatale një bizneseve e industrive të ndryshme.
E megjithatë jo të gjithë mund të ankohen..
Zhvendosja e shpejtë drejt digjitalizimit për shkak të koronavirusit krijoi kushtet perfekte për gjigandët e teknologjisë të cilat raportuan arkëtime rekord. Madje edhe tani, ndërsa pandemia është zbutuar, kompani si Apple apo Microsoft vijojnë te gjenerojnë shuma marramendëse.
Apple tha se fitimet e kompanisë gati u dyfishuan në 21.7 miliardë dollarë, në tremujorin e dytë të vitit, falë shitjeve të mëdha të serisë iPhone 12. Siç thuhet, ky ishte viti më i artë fiskal në 45 vite.
Sakaq, Microsoft fitoi 16.5 miliardë dollarë- që do të thotë 47% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar- për shkak të kërkesave për shërbime të ruajtjes së materialeve dhe lojëra.
Kompania simotër e Google, Alphabet, gjithashtu tha se shitjet dhe fitimet e saj tremujore kanë arritur vlera rekord prej 18.5 miliardë dollarësh.
Analistët thonë se kompanitë teknologjike kanë qenë fituesit më të mëdhenj të pandemisë, ndërsa lockdown-et globale detyruan bizneset dhe individët të përdorin më shumë shërbimet e tyre.
Me pak fjale keto kompani mashtruan. Ky eshte realiteti. Keto kompani skane te bejne fare me mireqenien e popullsise, apo fuqizimin e kombit. Keto kompani jane per propaganda dhe spiunime. Gjithe shtresat e popullsise ne gjithe boten jane duke u varferuar, kurse ata qe merren me genjeshtra jane duke u pasuruar. Por nje fakt eshte I hapur per te gjithe. Microsoft eshte Gates dhe Gates eshte fytura e frikes se Covit. Ka akoma njeri nje kete bote qe se kupton se Gates genjen. Kur ai e di qe fiton nga ato qe thote dhe ata qe e degjojne dihet se do humbasin. Dicka tjeter , eshte klasike se kur dikush perpiqet te shperndaje frike( si Gates me Microsoft ) gjithmone fiton, kurse ai I frikesuari gjithmone humbet( populli).