Laçizhvillon një tjetër ndeshje të madhe ndaj Universitatea Craiova, e mbyll në barazim pa gola duelin e kthimit të raundit të dytë të Conference League dhe siguron një kualifikim historik falë fitores 1-0 në “Elbasan Arena” një javë më parë.
Duel i bukur, i fortë dhe plot raste u zhvillua sonte në Craiova të Rumanisë, aty ku bardhezinjtë e Shpëtim Duros ia dolën ta mbajnë portën të paprekur.
Rastet nuk munguan as nga Laçi, që iu afrua golit në disa raste me Malotën, Mazrekajn dhe Guindo.
Fantastik portieri Alen Sherri në pjesën e parë, teksa vendasit goditën edhe shtyllën në minutat e fundit. Përfundimisht 0-0 dhe ekipi kurbinas në raundin e tretë të Conference League.
Kurrë nuk kishte shkuar kaq larg në kompeticionet evropiane, me Laçin që nuk pësoi asnjë gol në dy takimet ndaj nënkampionëve të Rumanisë (fituan edhe Kupën e Superkupën). Rivali i ardhshëm i Laçit janë belgët e Anderlecht.
Bravo Laci .
Ekip jashtezakonisht kompakt,edhe shume punetor,te gjithe pa perjashtim.
E pashe ndeshjen direkt te nje kanal Rumun,qe flisnin me konsiderate,por dukesh qe nuk u besohesh qe Laci ishte kaq I organizuar dhe ekip kaq I pathyeshem.
Nje bravo e madhe. Ju lumte te gjitheve.