Vetëm 1 kg e ndau nga medalja, Calja: Forca e shqiptarit nuk vdes kurrë

29 Korrik 2021, 09:50Sport TEMA

Briken Calja ka reaguar pas renditjes në vendin e katërt në Lojërat Olimpike të Tokios, ku vetëm 1 kg e ndau nga sigurimi i një medaljeje.

Calja shkruan në rrjete sociale, se nga kjo olimpiadë, Shqipëria doli me kokën lartë duke arritur një rezultat historik me 341 kg të ngritura në dy garësh.

Postimi i plotë:

1 KG LARG NGA MEDALJA OLIMPIKE, VENDI I 4-t DHE NJË REZULTAT HISTORIK NË OLIMPIADËN E TOKIOS

Dolëm kokëlartë dhe krenar nga Olimpiada Tokio 2020 duke arritur një rezultat historik me 341 kg në dygarësh për peshëngritjen shqiptare.

Forca e shqiptarit nuk vdes kurrë, është e rrënjosur thellë në vena dhe shpërthen në momentet më vendimtare në jetë.

Sporti ky është, ndonjëherë të duhet një milimetër për të arritur objektivin e medaljes po jam jashtëzakonisht krenar që gjatë karrierës sime mbaj tri rezultatet më të mira në historinë e peshëngritjes shqiptare, i 6-i në Londër 2012, i 5-i në Rio 2016 dhe i 4-ti në Tokio 2020.

Tani është koha që me qetësi të presim rezultatin me rënditjen përfundimtare pas analizave anti-doping.

Doja t’ju falenderoj të gjithëve për çdo mesazh tuajin. Jam shumë krenar që arrij t’ju përfaqësoj denjësisht.

Faleminderit familjes sime për mbështetjen, jeni burimi im i forcës!

 

Të gjithë atyre që kanë kontribuar e mbështetur karrierën time, ju dërgoj një përqafim të ngrohtë mirënjohjeje.

Të gjithë shqiptarëve që më kanë mbështetur, ju them që suksesi më i madh është ai i radhës.

Faleminderit,

Brikeni

3 komente në “Vetëm 1 kg e ndau nga medalja, Calja: Forca e shqiptarit nuk vdes kurrë”

  1. Astar says:

    E dogjën kot medaljen ata trajnerët, nga 151 provuan 156, të provonin 153 a 154 dhe Birkeni do merrte medaljen që e meritonte.

  2. Jon says:

    Fluturo Shqipe se na ben krenar. Ska problem, do ja dalesh patjeter ne garen e radhes. Mos u ligeshto, moto frymezuese: forca e shqiptarit nuk vdes kurre!

  3. sapa says:

    Sikur te kishte halla koqe………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje