Mbyllen 3 provat e para të peshëngritjes, zhgënjen Briken Çalja

28 Korrik 2021, 14:10Sport TEMA

Briken Çalja ka zhgënjyer me paraqitjen e tij në Lojërat Olimpike të Tokyo në disiplinën e peshëngritjes deri në peshën 73 kg në stilin e lirë.

Në provën e parë me stilin e shkëputjes, Çalja nuk arriti të ngrinte dot 151 kg, por ia doli me sukses në provën e dytë.

Në provën e 3-të në peshën e 155 kg, peshëngritësi kuqezi gaboi sërish duke mos e ngritur dot dhe u ndal në peshën e 151 kg.

Një garë tepër zhgënjyese nga Briken Çalja pasi ishte shumë larg pritshmërive dhe u rendit në vendin e 7-të.

Vendi i parë u arrit nga Shi Zhiyong që vendosi edhe rekord Olimpik duke arritur peshën 166 kg. Në vend të dytë doli Julio Pernia, ndërsa në të 3-të, Marin Robu.

3 komente në “Mbyllen 3 provat e para të peshëngritjes, zhgënjen Briken Çalja”

  1. Albi says:

    Brikeni mori medalje bronzi ne 2 garesh o milet, thirrini trurit…

    1. Celo Mezani says:

      Brikeni doli i katerti, jo i treti.
      Edhe kesaj radhe u gabua ne planifikimin e zgjuar te gares sikurse edhe ne raste te ngjashme ne olimpiada te tjera.

      Nese ne proven e pare nuk e ngriti dot 151, tek e treta nuk duhej kaluar tek 155 por tek 153 dhe ishte automatikisht kanditat i forte per vendet 2-4. Me 155 te deshtuar, vetem nje mrekulli mund tja jepte medalien e bronzit ne shkeputje dhe mrekullite ndjekin te mencurit.
      152 kg e vuri proven e trete ne shkeputje rivali i tij i drejtperdrejte nga Indonezia, veprim qe doli ne fund si percaktuesi i medaljes se bronxit.

  2. Illyria-Shqipe says:

    Bo çfare titujsh! Brikeni mori vendin e 4t, Mero qenka zhgenjyer! Per 1 kg e humbi medaljen e bronzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje