U akuzua se u bë shkak për ndotjen në Fier, reagon Integrated Technology: Po dezinformohet publiku, venddepozitimi gati prej 1 viti

29 Korrik 2021, 19:58Sociale TEMA

Integrated Technology WasteTreatment Fier ka reaguar pas lajmeve se ajo është bërë shkak për situatën e krijuar prej disa ditësh në Fier pas djegies së mbeturinave.

Integrated Technology mohon kategorikisht se ata janë shkaku, duke theksuar se këto lajme janë të pabaza dhe përhapen për të dezinformuar publikun. Ajo shtoi se Inceneratori është gati prej 1 viti.

Integrated Technology më tej sqaron se në vitin 2020, Shoqëria i është drejtuar me shkresën zyrtare Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier ku njofton, se vend-depozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare.

Në fund, Integrated Technology shkruan se Impjanti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier është një vepër e përfunduar brenda afateve të parashikuara në kontratën konçesionare dhe është ndërtuar me standartet më të larta të Bashkimit  Evropian.

Deklaratë për media

Ditët e fundit në media janë publikuar lajme të pavërteta në lidhje me Zonën eTrajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier. Akuzat se kjo zonë e Trajtimit të Mbetjeve është bërë shkakpër situatën e krijuar në vendgrumbullimin e vjetër të mbetjeve urbane në Qarkun e Fierit janë të pabaza, ndikojnë në dezinformimin e publikut dhe janënë dëm të së vërtetës

Shoqëria “Integrated Technology WasteTreatment Fier” sh.p.k ka nënshkruar në dt.24/10/2016 kontratën konçesionare me Nr.5553/5 prot. “Për Ndërtimin e Administrimin e Impjantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier dhe Prodhimin e Energjisë” me autoritet kontraktues Ministrinë e Mjedisit (kaluar në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë).

Në dt 07/05/2020 Shoqëria i është drejtuar me shkresën zyrtare me Nr.Prot. 27 Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier ku njofton, se vend-depozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare. Gjithashtu Shoqëria nëpërmjet kësaj shkrese njofton, se është pajisur me leje Mjedisi të Tipit A e nevojshme për ushtrimin e kësaj veprimtarie.

Në dt. 07/05/2021 shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” i është drejtuar sërish këtyre dy institucioneve, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier referuar njoftimit me Nr.Prot.27 dt. 07/05/2020 duke bërë me dije se Landfilli është gati për të pritur depozitimin e mbetjeve urbane të gjeneruara nga pastrimi i territorit të Bashkisë Fier, por  dhe Njësive të tjera Administrative të Qarkut Fier.

Duke përfituar nga ky komunikim publik sqarojmëse Impjanti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier është një Vepër e përfunduar brenda afateve të parashikuara në kontratën konçesionare dhe është ndërtuar me standartet më të larta të Bashkimit  Evropian.

“Integrated Technology Waste Treatment  Fier” sh.p.k

2 komente në “U akuzua se u bë shkak për ndotjen në Fier, reagon Integrated Technology: Po dezinformohet publiku, venddepozitimi gati prej 1 viti”

  1. ATZ says:

    O maskarenj, keni surrat e goje te flisni. Qyteti Fierit edhe zonat perreth jane mbytur nga smogu.

  2. Kot says:

    Presupozohet qe ju merrni mbetje dhe i ktheni ne energji elektrike dhe e dorezoni tek autoriteti kontraktual. Sjeni ankuar qe keni 1 vit qe dridhni zinxhirin? Prodhimin e energjise e keni me detyrim apo me qef? Edhe ju keni shkelur kontraten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje