Gjetja e personave të zhdukur në komunizëm dhe vendvarrimet e fshehura nga regjimi

28 Korrik 2021, 20:30Sociale TEMA

Familjarë të viktimave dhe të zhdukurve në komunizëm për shkak të bindjeve politike u takuan të mërkuren në Shkodër me përfaqësuesin e Komisionit Ndërkombëtar për Përsonat e Zhdukur, në përpjekje për identifikimin dhe gjetjen e vendvarrimeve të tyre, të fshehura nga regjimi komunist.

Luigj Ndou, që përfaqëson Shqipërinë në Komisionin Ndërkombëtar për Përsonat e Zhdukur, thotë se deri tani nuk ka patur përpjekje të organizuara, që do të çonin në identifikimin e përsonave të zhdukur.

Ndaj, Komisioni po punon për ndërgjegjësimin e publikut dhe përfshirjen e familjarëve të viktimave në këtë proces të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare.

Zoti Ndou tha se, nga raportimet e familjarëve, janë evidentuar deri tani edhe një numër vendvarrimesh.

“Ka të paktën 27 vendvarrime, ku është përcaktuar qartë lokacioni i vendndodhjes së mundshme, por nuk ka patur asnjë zhvarrin në këto vende. Këto të dhëna janë marrë qoftë nga dëshmitarët, të cilët kanë bërë përpjekje për të gjetur të afërmit e tyre, apo qoftë në bazë të dokumentacionit që është gjetur nëpër arkiva të ndryshme”.

Mes familjarëve të të zhdukurve gjatë periudhës së komunizmit është edhe Ndoc Vat Gjoni nga Pulti i Dukagjinit. Ai thotë se, pas vitit 1991, familja e tij nisi kërkimet për gjetjen e eshtrave të të afërmit të tyre, por pa sukses pasi mungonin dëshmitë dhe të dhënat arkivore.

“Kam djalin e axhës të zhdukun. Është vra në vitin 1952 në përpjekje me forcat e sigurimit në fshatin Kurte. Kemi ba shumë përpjekje për gjetjen e eshtnave të tij dhe nuk i kemi gjetë deri sot. Edhe sot vazhdojmë me u përpjekë”.

Edhe Ndoc Çulaj, me familjen e tij nga Malësia e Madhe, pas vitit 1991 nisi kërkimet për gjetjen e vendvarrimit të 6 familjarëve të pushkatuar gjatë viteve të komunizmit.

“Nga dega e familjes tonë janë pushkatu gjatë regjimit komunist 6 përsona, nga të cilët 4 në kufi. 5 i kena gjetë pa ndihmën e shtetit, 1 nuk e kena gjetë dhe nuk dihet vendvarrimi i tij”.

Megjithëse kanë kaluar 30 vite nga shembje e diktaturës në Shqipëri, ende nuk ka një numër të saktë të përsonave të zhdukur si dhe një hartë të vendeve ku ata u varrosën në fshehtësi pas ekzekutimit.

“Ajo që ne dime eshtë se, që nga viti 2018, tek Autoriteti i Dosjeve, Instituti ish të Përndjekurve dhe ICMP janë paraqitur diku rreth 880 kërkesa, pra raportime nga familjarët, të cilët i kanë akoma njerëzit e tyre të zhdukur. Bëhet fjalë për të zhdukurit e periudhës së diktaturës”.

Në vititn 2018, Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Komisionin Ndërkombetar për Përsonat e Zhdukur (ICMP) duke siguruar që vendndodhjet e të zhdukurve dhe rrethanat e zhdukjes së tyre të hetohen në mënyrë efektive. Ndërkohë, kur kanë kaluar 30 vite nga rrëzimi i diktarurës, në Shqipëri kanë ndodhur transformime të mëdha të territorit, duke e bërë të vështirë procesin e gjetjes së të zhdukurve.

7 komente në “Gjetja e personave të zhdukur në komunizëm dhe vendvarrimet e fshehura nga regjimi”

  1. Burgaxhii says:

    Na çate rakun. Mendjen e keni vetem te merrni fonde

    1. Lala i Lushnjes says:

      O Luigjo! Po të qe gjall kushrini do t’ja kishe hequr një plum bythës sot për vijën e ujit.
      I zhdukur në 52 thot. Ai vrau dhe e vran. Shqipëria “demokratike,, nuk di ku ka të gjallët ti kërkon dëmshpërblim për diversantin. Mua kur merja kostumin e ri xhin ne fund të vitit më kërkonin të vjetrin për lecka për të pastruar tornon, Luixhi thot humbi kushua. Or lum miku shko mblidh borronicat e Zenit e je m’rregull.

  2. informacion says:

    Nuk ka asnje “te zhdukur” ne Shqiperi! Te jesh person i zhdukur do te thote se nuk dihet asgje per ty, a je gjalle apo ke vdekur, apo cfare ka ndodhur me ty. Pra eshte krejtesisht tjeter kategori njerezish, pra nuk ekziston nje kategori e tille njerezish “te zhdukur” ne Shqiperi deri ne 1990! Personat e vrare apo te pushkatuar si kriminele, vrases, bandite dhe diversante jane te gjithe te dokumentuar, qofte ata qe jane denuar nga organet gjyqesore qofte ata qe jane asgjesuar nga forcat e sigurise te shtetit shqiptar. Jane nje per nje te dokumentuar, se atehere kishte shtet. Kishte rregulla qe per nje kategori te caktuar te denuarish nuk tregohej vendvarrimi, keshtuqe nuk dihet vendvarrosja e nje pjese te tyre. Por kjo eshte tjeter gje, por jo se jane te zhdukur, pasi te gjithe familjaret e dine shume mire se jane pushkatuar dhe dine madje edhe daten e pushkatimit!
    Prandaj mos na cani fort trapin!

  3. kozi says:

    luigi nuk perfaqeson shqiprine por ICMP-ne, nje organizate qe mendjen e ka te parate.

  4. kujtimi says:

    Mjaft me, fonde per ata qe kane humbur jeten me kohe, para 100 vjetesh. Mjaft me me te persekutuar pas 30-40 vjetesh kur komunizmi ka marre fund. Persekutimet nuk i beri populli por komunistet kriminele, e perse duhet te paguaje populli per krime qe nuk ka bere. Tani eshte koha e denimit te krimineleve te demokracise, per vrasjen e 5000 qytetareve te pafajshem ne ’97, per vrasjen e 26 qytetareve te tjere ne gerdec nga mediu, per vrasjet ne bulevard, per vrasjet ne trepoje, per shkaterrimin e ekonomise shqiptare, e shume e shume krime te tjera.

    1. me ose pa doreza says:

      Komunistet nuk kane bere asnje persekutim, por kane vendosur drejtesi, ne shtetin e popullit per popullin.
      Antikomunizmi eshte virtyt i budallenjve dhe i maskarenjve!

  5. shqeto says:

    Kjo tregon se ne demokraci krijohen fantazma shoqatash qe mbushen me para nga te gjitha drejtimet ne kurriz te taksapaguesve per te genjyer dhe per te pasur nje lufte klasash te ré: midis asaj qe ekziston dhe asaj qe nuk egziston. Keshtu do vazhdojme pa mbarim te mbushim thesin me taksat e qytetareve “ish te perndjekurve politike” qe po rrojne sa thirauni ( e kam fjalen qe s’ka te tille me se kane vdekur) dhe shoqatave te Çelo Hoxhes e Agron Tufes qe mbeshteten dhe nga shteti demokratik me institute e pordhekali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje