FOTOT: Transformohet rruga Çorovodë-Prishtë, pamje piktoreske për udhëtarët

27 Korrik 2021, 10:51Sociale TEMA
FOTOT: Transformohet rruga Çorovodë-Prishtë, pamje piktoreske

Rruga Çorovodë- Prishtë po merr shumë shpejt një pamje të re.

Banorët e fshatrave Prishtë, Rehovicë dhe Dorës në Bashkinë e Skraparit, vijojnë përpjekjet për ta bërë këtë aks një shembull të fuqisë që ka solidariteti shoqëror.

Me ndihmën dhe nën kujdesin e deputetit të zgjedhur Laert Duraj, banorët po punojnë që  ky segment të jetë i përfunduar më 18 Gusht, kur ata, banorët e zonave fqinje apo edhe të ardhur, të festojnë tek Teqeja e Prishtës si çdo vit çeljen e Peligrinazhit në Malin e Tomorrit.

Përmes kësaj rruge mund të shijohen edhe disa pamje piktoreske pasi aksi nis nga ura e Blezënckës mbi Kanionin e famshëm të Osumit, dhe lidhen edhe 16 fshatra të tjerë të Bashkisë së Përmetit, Këlcyrës dhe Beratit.

Në ato pak kilometra të saj gjen asete dhe monumente të rëndësishme arkeologjike, fetare apo natyrore.

2 komente në “FOTOT: Transformohet rruga Çorovodë-Prishtë, pamje piktoreske për udhëtarët”

  1. Beni says:

    Respekt dhe konsiderate per nismetaret , banoret e zones dhe kontribuesit e hapjes se rruges

  2. Xhohn Katunari says:

    Nji rrug pylli,po shitet si…..motorway..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje