Rikthehet i "nxehti afrikan"

24 Korrik 2021, 20:30Sociale TEMA

Fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë” që goditi javën e kaluar edhe Shqipërinë tashmë po i lë vendin të nxehtit afrikan që do të godasë rajonin.

Nga dita e hënë pritet që të ketë një rritje të ndjeshme të temperaturave. Shërbimi Meteorologjik grek nuk përjashton që termometri të arrijë deri në 42 gradë Celsius.

Nga e hëna vjen një valë e re e të nxehtit nga Afrika e Veriut e cila fillimisht do të prekë Greqinë perëndimore.

Por nga e marta deri në fund të javës nxehtësia do të mbizotërojë në të gjithë vendin, që pritet që të arrijë 40-42 gradë. Këto temperatura do të vazhdojë deri në ditët e para të gushtit” njofton shërbimi grek i Meteorologjisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje