Rimëkëmbje e vështirë për fasonët: Sektori po punon me 40% të xhiros

26 Korrik 2021, 19:08Sociale TEMA

Industria fason, një prej sektorëve më të goditur nga pandemia, shfaqi shenja pozitive në 6 muajt e parë të vitit, ndonëse në nivele më të ulëta se periudha e para Covid-19.

Instituti i Statistikave raportoi se në harkun janar-qershor, eksportet e tekstileve dhe këpucëve u rritën me 6,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përfaqësues nga sektori fason pranojnë se Covid-19 ka krijuar tregje të reja për eksporte, mundësi të cilat nuk po shfrytëzohen për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Paketa qeveritare me vlerë 50 milionë euro në dispozicion të operatorëve turistik e fason, e cila pritet të miratohet me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator shihet si mundësi që manifaktura të rigjallërohet, duke arritur edhe nivelet e para krizës shëndetësore.

1 komente në “Rimëkëmbje e vështirë për fasonët: Sektori po punon me 40% të xhiros”

  1. Miti says:

    Rrisni pagat dhe permiresoni kushtete punetoreve nqs ja dilni dot. Boll kerkuat puntore nga Bangladeshi mire plera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje