UEFA poston fotot e “Air Albania-s” dhe pyet ndjekësit: Ku ndodhet ky stadium?

31 Korrik 2021, 21:18Sport TEMA

Faqja zyrtare në rrjetet sociale e UEFA Europa League ka publikuar këtë të shtunë katër foto të stadiumit kombëtar “Air Albania” dhe pyet ndjekësit e vet se ku ndodhet ky stadium.

Postimi është për të rikujtuar ndjekësit se në këtë stadium do të zhvillohet finalja e parë e Conference League më datën 25 maj të vitit që vjen.

Faqja zyrtare e Uefa Europa League numëron plot 16 milionë e 258 mijë ndjekës, teksa të shumtë kanë qenë fansat që nuk kanë qenë të informuar se ky ndodhet ky stadium.

Stadiumi “Air Albania” u inagurua në vitin 2019 në ndeshjen përballë Francës, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i UEFA-s, Ceferin. “Air Albania” konkurroi rrishtaz për një finale dhe arriti të fitojë finalen e parë të Conference League.

5 komente në “UEFA poston fotot e “Air Albania-s” dhe pyet ndjekësit: Ku ndodhet ky stadium?”

  1. informacion says:

    … u perurua!

  2. Njeriu ne hall says:

    Ku ndodhet ky stadium me kopil?

  3. Malo says:

    Stadium i mire nga Arkitektures Po shum i bukur,vendi jo I mjaftueshem per parking,por ky stadium na mori gjithe buxhetin,kete di ta thote kush apo jo?

  4. gjergji says:

    Malo as edhe nje lek nga buxheti i shtetit.

  5. Qamushi says:

    Po me kullen si shkojne punet? Ka mbaruar apo vazhdojne ende punimet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje