‘Plasin’ gjobat për muzikën në lokalet e Durrësit dhe Himarës

1 Gusht 2021, 15:35Sociale TEMA

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës njoftojnë se po vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”,dy subjekte, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Për këtë shtetas u vendos dhe masa administrative 1.000.000 lekë. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar edhe 2 subjekte të tjera në lagjen nr.1, Durrës,  të cilët u ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje” njofton Policia.

Po ashtu, edhe Strukturat e Policisë Himarë deklarojnë se po vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

“Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë  kanë konstatuar 2 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, pasi kanë vijuar organizimin e aktivitetit, duke mosrespektuar orarin e përcaktuar për mbyllje, në lokalet e tyre, në Himarë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

6 komente në “‘Plasin’ gjobat për muzikën në lokalet e Durrësit dhe Himarës”

  1. emigranti says:

    Emrat ju lutem. Njerezit kane te drejte te dine cili lokal shkel ligjin …

    1. Loni pe betoni says:

      njerzve as nuk u plas trapi fare. Ja i moren vesh emrat e po pastaj ?

  2. Apo s’kan nji muzike Kermash Tallava e Rapista Plehrash ,
    qe qelbin gjithcka .
    Degjon Muzike tamam qe kenaq veshet e qytetareve dhe turistave kudo ,
    vetem ne Shqiperi te shurdhojn Llumi i atij vendi dhe asnji reagim ska !
    Injorance dhe llume ka ne ate vend.,

    1. Taulant says:

      Po ti cfare kafshe je ?

  3. Populli says:

    Si nuk sheh policia,se si në 1 lokal tek shkëmbi i Kavajës,Era Rusi ka dhënë koncert deri në ora 02 të mëngjesit dhe asnjë ngacmim, përderisa kanë vazhduar për 3 orë më tepër se ora policore 23.00.

    1. Lomi says:

      pse nuk i denoncove zotrote, un per vete kam nje lokal perballe dhe sa here kalon orarin mar policine ne telefon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje