Ish-trajneri i Shqipërisë shihet si zëvendësuesi i Shevçenko te Ukraina

4 Gusht 2021, 15:06Sport TEMA

Ukraina arriti një sukses si kurrë më parë në historinë e saj, teksa mbërriti për të parën herë në një fazë çerekfinale të Kampionatit Europian.

Meritë të madhe në këtë pjesë ka edhe Andrij Shevçenko, por në të njëjtën mënyrë nuk e mendojnë drejtuesit e federatës ukrainase. Legjenda e Milanit është shkarkuar nga detyra e tij si trajner dhe shkaku është sepse Sheva fliste… rusisht.

Vendi në pankinën e Ukrainës tashmë është bosh dhe menjëherë ka nisur të mendohet për pasardhësin që do të marrë drejtimin e Kombëtares verdheblu.

Rebrov dhe Markeviç janë dy kandidaturat kryesore, por në vendin ku të shkarkojnë për një fjalë rusisht ka dalë edhe pista De Biasi.

Sipas “Sport.ua”, ish-trajneri i Shqipërisë, që hyri në hisorinë e kuqezinjve, shihet si një alternativë për të zënë vendin e Andrij Shevçenkos. e Biasi është nën kontratë me Azerbajxhanin, prandaj mbetet për tu parë nëse do të ketë një akord mes palëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje