Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

6 Gusht 2021, 18:48Politika TEMA

Analisti politik, Skënder Minxhozi tha se Partia Demokratike nuk mund të mbajë dy standarde sa i takon qëndrimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sipas tij retorika e PD-së në Parlament ka për të qenë e vështirë, duke qenë se nga njëra anë opozita duhet të konfirmojë qëndrimet e saj pro-amerikane ndërsa nga ana tjetër ka si deputet një person që ka hedhur në gjyq sekretarin e DASH.

Minxhozi tha se është e papranueshme që njëherë t’i konsiderojmë mesazhet e SHBA-së si faktor stabiliteti dhe njëherë si akuza tendencioze. Opozita ngulmonte që Tom Doshi, si pjesë e “listës së zezë” në Amerikë, të linte politikën prandaj sipas tij i njëjti qëndrim duhet mbajtur edhe për Sali Berishën.

“Identifikimi i interesit personal të z. Berisha me interesat e mëdha të gjithë opozitës mendoj se është problemi kryesor që ka sot Partia Demokratike,” – u shpreh analisti në Euronews Albania.

Sipas tij reagimi i Berishës ishte i pritshëm duke marrë parasysh profilin e tij politik.

Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha person “non grata” më 19 maj me argumentin se ka kryer akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri.

Berisha njoftoi të enjten se avokati i tij ka depozituar në Gjykatën Korreksionale të Parisit padinë për shpifje ndaj Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

4 komente në “Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH”

  1. Trotski says:

    Hengert Koken e Vet Delenxhiu i Perparimit Antishqiptar.

  2. Korabi says:

    Gjykatesi francez me siguri do i japi te “drejt”Saliut,dhe kjo e ben te pashmangshem”shkarkimin” e sekretarit te DASH-it,o na ngrenc ate qe nuk thuhet(mutin)o Sali kerma,fundi yt eshte vulosur ne Amerike,megjithe kundershtimin e dy qimeve tuaja, Qim Peka, dhe Qim Mahamuti.

  3. klodian says:

    ham ham o Skender,,,,e Rama bam o Skender

  4. Klodıan nuk eshte ne karakterın tım ofendımı por tı ma bere borxh me kete palokoment Nuk te pelqen Skenderı me mıre do te ıshte qe te mos shkruajeTe rrıje ne hesapın tend dhe me Tamen cfare pate Apo per ty cdo gje lıdhet me Ramen Tı me komentın e tregove veten se je nje copo ınjorant prımıtıv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje