SPAK zgjat me një muaj hetimet për Enkeleda Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e saj

6 Gusht 2021, 12:49Politika TEMA

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka zgjatur me një muaj hetimet për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha si dhe avokatin Aldo Tabaku.

I njëjti vendim është marrë edhe për sekretaren e gjykatës Emanuela Nallkuçi, Gazmit e Gentian Nezën, Saimir Tanuzin, Bledar e Saimir Petanin si dhe Trëndafilen Frangun dhe Migena Skënderin.

Sipas SPAK, Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë të implikuar ne dosje, janë përfshirë në nje skemë kriminale të favorizimit dhe lirimit të të burgosurve nga Gjykata e Krujës. Vlerat monetare që jepeshin nga të burgosurit, nëpërmjet familjarëve të tyre shkonin deri në 12 mijë euro, ndërsa SPAK ka të provuar dy raste të korrupsionit me këtë skemë.

“Zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve nën hetim ENkeleida Hoxha, Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani dhe Altin Skëndera, për një periudhë një mujore, nga data 05.08.2021 deri në datë 05.09.2021”, thuhet në njoftim.

1 komente në “SPAK zgjat me një muaj hetimet për Enkeleda Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e saj”

  1. ce says:

    Kesaj gjyqtares nga Kruja Enkelejda Hoxha jepini nje cd me muzike rrok dhe xhaz se e ka shume qejf bile me ze te larte . Kur udhetonte per ne kruje nga Tirana ulerinte makina nga muzika qe degjonte kjo Enkelejda ne vendin e pare sa shoferi i shkrete ishte shume i tensionuar rruges sepse kjo kercente gjithe rruges dhe kendonte dhe e pengonte ate te drejtonte makinen duke shqetesuar dhe pasagjeret e shkrete prapa qe rrinin te shokuar gjithe rruges nga kjo sjellje prej te droguare e nje gjyqtareje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje