Karriera e një lojtari të madh! Barcelona do transmetojë gjithë golat e Mesit, kërkojnë 5 orë e 30 minuta kohë

8 Gusht 2021, 17:02Sport TEMA

Largimi i Messit nga Barcelona është një dëshpërim që nuk mund të kalojë lehtë për tifozët katalanas.

Argjentinasi ishte lideri absolut dhe fytyra e vetme e kësaj skuadre.

Në shenjë nderimi ndaj tij, kanali zyrtar i Barcelonës do të transmetojë të gjithë golat e shënuar nga Messi që prej debutimit me këtë fanellë.

Në total janë 683 gola, një shifër e çmendur, e cila duke përfshirë aksionet përkatëse do të zgjasë prej orës 23:00 deri në 4 e 30 të mëngjesit të ditës tjetër.

Në total kohëzgjatja e këtij dokumentari do të jetë 5 orë e 30 minuta.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje