Zbulohet strategjia e Interit pas shitjes së Lukakut

8 Gusht 2021, 12:01Sport TEMA

Inter po planifikon epokën post Lukaku. Me shitjen e belgut që mendohet se do të realizohet për 115 milionë euro, drejtuesit po mendojnë se si të ringrenë ekipin e drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sipas Gianluca Di Marzio, një pjesë e fitimeve nga shitja do të investohet në 3 lojtarë: një mbrojtës i djathtë dhe dy sulmues, njëri prej të cilëve do të vijë në huazim.

Dumfries vijon të jetë zgjedhja e parë për krahun e djathtë të mbrojtjes, me Interin që ka rinisur kontaktet me PSV për lojtarin që shkëlqeu në Evropian me Holandën.

Sa i përket sulmuesve, emrat që po studiohen nga drejtuesit zikaltër janë Vlahovic, Zapata, Dzeko, Correa dhe Scamacca.

 

 

2 komente në “Zbulohet strategjia e Interit pas shitjes së Lukakut”

  1. GazMir says:

    Sigurimi belg hiqet si endacak dhe infiltrohet në jetën e personave të fishuar te ata duke ju kërkuar të futen në shtëpi (si shok) pêr tu larë e pastruar, dhe më pas me i masakruar.

  2. Doke says:

    Edhe Sadiku ose Raklli.
    Interi nuk mban dot brek 2 vjet resht.
    As ne UEFA nuk do hyjne kete vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje