Një analizë e shkurtër financiare e largimit të fenomenit Messi nga Barcelona

6 Gusht 2021, 14:20Sport TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Michael Jordan, sipas revistes Forbes, ka akumuluar deri me sot 2.2 miliarde dollare nga aktiviteti i tij sportiv.

Por vetem 4.5% te ketyre te ardhurave ai i ka siguruar nga rrogat e tij si basketbollist. 95.5% te te ardhurave i ka siguruar nga sponsorizimet gjate karrieres sportive dhe pas saj, si dhe nga artikujt e shumte sportive me emrin Jordan, duke filluar nga atletet, bluzat, tutat etj, qe shiten shtrenjte edhe sot.

Dhe te mos harrojme qe ne kohen e tij, nuk kishte te ardhura nga Instagram, Facebook, Youtube etj., sepse ato nuk ekzistonin fare atehere…

Lionel Messi, sipas revistes Forbes, ka akumuluar deri me sot 0.9 miliarde dollare nga aktiviteti I tij sportiv. Por vetem 35% e ketyre te ardhurave ai i ka siguruar nga sponsorizimet dhe shitja e artikujve sportive me emrin e tij.

Plot 65% i ka siguruar nga rrogat e klubit te Barcelones, klubi qe investoi per ta sheruar femijen e semure super te talentuar dhe qe e pagoi me flori cdo ore te tij ne fushen e stervitjes apo, c’eshte me e rendesishme, ne fushen e lojes.

I ndodhur ne nje krize te paprecedente financiare, si rezultat i keqmenaxhimit te presidentit te meparshem dhe situates se Covid-19, klubi i Barcelones i ofroi nje kontrate 5-vjecare, qe u pranua nga Messi, por jo nga La Liga. Ne keto kushte, Presidenti I Barcelones deklaroi se klubi nuk mund ta realizonte kontraten qe do ti siguronte Messit 150 milione dollare per 5 vjet.

Po sikur Messi te pranonte gjysmen e 150 milione dollareve? Po sikur Messi te pranonte te luante falas per Barcelonen, qe i dha mundesine ta perkthente gjenine e tij ne dhjetra trofe te fituara prej tij?

A do t’i zevendesonte ai ato para me dollaret ekstra qe do te merrte deri ne vdekje nga sponsorizimet, bluzat me emrin e tij, Instagrami, Facebook, Youtube, etj.? Michael Jordan ndoshta do ti pergjigjej pozitivisht kesaj pyetje. Babai i Lionelit (qe eshte agjenti i tij sportiv) iu pergjigj negativisht…

6 komente në “Një analizë e shkurtër financiare e largimit të fenomenit Messi nga Barcelona”

  1. Afa says:

    Merre me me qetesi Zaloshnja. Shikoji edhe variablat e tjera. Ndoshta je tifoz i Barcelones dhe je sensitiv per kete ceshtje. Por mos krahaso kurre tregun Amerikan te konsumit me tregun Spanjoll. Jo vetem qe amerikanet konsumojne me shume por kane edhe projeksion kulturor ne te gjithe boten qe ndihmojn edhe me tej me konsumin. Youtube, Facebook, Instagram jane shpikje amerikane. Sa youtubers spanjoll apo europian qe promovojne mallra mund te me permendesh? Shkruaj nje here jordan ne youtube dhe te dalin gjithe ata amerikan qe bejne review dhe plotte tjere nga bota qe mundohen ti kopjojne. Keshtu qe llogarite e tua krahasuese me nje super sportist amerikan per te ardhurat nga konsumi nuk qendrojne.

    1. M.J. says:

      Nga kto shifrat e zaloshnjes duket se Leo i kap 150 milione jashte fushe ikur t kete 1/10 e suksesit financiar t Jordan…

  2. Asd says:

    IK MER INJORANT.
    NGAQE KLUBI NUK DI TE MENAXHOJE FINANCAT LOJTARI DUHET TE LUAJE PER BAMIRESI ???

    KUSHDO TE ISHTE TE NJEJTEN GJE DO TE BENTE. ATA KISHIN RENE DAKORT PER KUSHTET E MESIT DHE NE FUND E REFUZUAN.

    AI HISTORINE E KA SHKRUAR TE BARCELONA SKA PSE TE LUAJE PA LEKE APO ME GJYSEM PAGE.

    ME MIRE PER TE QE IKU.

  3. pirro says:

    MESSI MBETET FENOMEN. KEQARDHJE QE BARCELONA NUK E MBAJTI, POR UNE PERSONALISHT DO TE JEM ME ATE SKUADER QE DO TE JETE MESSI. JU Zaloshnja thote qe Klubi i Barcelones e ndihmoi te sherohej e te behej i madh.
    Po MESSI CBERI? A nuk ja shperbleu 100 fish me tituj, sukese, dhe para per Klubin i cili nuk i financoi sic duhet?

  4. Prodesori kur e nxorri. says:

    Artikujt Jordan kane shpirt sportiv, dhe shiten shtrenjte ne gjithe boten.
    Artikujt e Mesit kane shpirt pederasti, vetem filipinezet i shikon me bluzet e Braces.
    Ne Toronto kam pare jo me shume se 20 jevgjite me fanelen e Mesit.

    1. të pashë kur ta futi indiani (sikh) says:

      zorraxhiu i rradhës qenke… ke bërë një lëmsh duke shartuar pederastinë, filipinet dhe jevgjit – e gjitha të lë ndjesinë e një jarge që tregon turinjtë nga ka dalë.
      Uroj që dashnorin indian (sikh) ta kesh të bukur, se ngjyrën nuk ja ndërron dot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje