Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur ish-mesfushorit të Gjermanisë, Michael Ballack. Ish-lojtari i Bayern Munchen ka marrë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të djalit të tij në moshën 18-vjeçare.
Siç bën me dije televizoni portugez “TVI24”, tragjedia ndodhi në jug të kryeqytetit të Lisbonës pranë shtëpisë së pushimeve të Ballack.
18-vjeçari po shëtiste me motoçikletë me katër rroga në Villasdo Mar ku u përfshi në një aksiden në orët e para të mëngjesit.
Një lajm i zi për ish yllin e kombëtares gjermane por edhe të bavarezëve, që sot më shumë se kurrë, duhet të qëndrojnë pranë tij.