Arbitri: E kuptova direkt çfarë i ndodhi Eriksenit, Kjaer dhe mjekët ishin heronjtë

5 Gusht 2021, 16:21Sport TEMA

Arbitri i ndeshjes Danimarkë-Finlandë, Anthony Taylor, ka folur për herë të parë në lidhje me rastin e Christian Eriksen, i cili atë ditë pësoi një arrest kardiak në fushë.

Në fjalët e tij, arbitri anglez ka thënë se e kuptoi që në fillim që problemi ishte serioz, duke shtuar më tej se heronjtë e vërtetë që e shpëtuan mesfushorin ishin Kjaer dhe mjekët.

“E kuptova menjëherë që kishte problem serioz. Christian ishte vetëm në atë moment. Po shikoja kur ai ra përmbys, mund t’ia shikoja edhe fytyrën. E dija se nuk ishte në rregull që në fillim, për shkak të asaj se si i dukej fytyra dhe për mënyrën se si ra. Kjo ishte ajo që më shqetësoi më shumë.

Prioriteti im kryesor është siguria e lojtarëve dhe menjëherë kërkova ndihmë mjekësore. Heronjtë e vërtetë atë natën ishin kapiteni danez Simon Kjaer dhe mjekët që i bënë CPR dhe debrifilacionin në fillim. Futbolli në ato momente është i parëndësishëm, në fund të fundit ne jemi të gjithë njerëz.

Kryesorja ishte që Christian ishte mirë dhe mori ndihmën që i duhej. Pastaj duhet të siguronim lojtarët që ishin në rregull, sikurse edhe pjesa e ekipit tim të arbitrave. Kishim vendosur të pezullonim ndeshjen derisa ta mësonim si ishte Eriksen.

Ishte informacioni më i rëndësishëm para se të merrnim një vendim për ndeshjen. Me ekipin tim nuk fola dot, kurse me gruan nuk ndodhi deri në 2-3 orë pas ndeshjes. Kishte kaq shumë gjëra atë ditë. Një nga arbitrat u kishte dërguar mesazhe të gjitha familjarëve tanë, për t’u thënë që të mos shqetësoheshin e se të gjithë ishim mirë. Kishim të bënim me një situatë që të gjithë mund ta shihnin në TV.

Nuk kam folur me Eriksen personalisht. I dërgova mesazh disa ditë pas incidentit. Fola me Schmeichel para se të largoheshim nga stadiumi pas ndeshjes.”, përfundoi arbitri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje