Kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe ka deklaruar se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqopëri, për të mundësuar edhe zhvillimin e garave ndërkombëtare si ato të Formula 1 në vendin tonë.
Gonxhe shprehet se sot është zhvilluar takimi zyrtar prezantues mes palëve.
“Formula 1 në Shqipëri? Think BIG! Ëndrrat nuk realizohen nëse nuk synojmë LART! Automotoparku i parë shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA!
Me porosi direkte të Presidentit të FIA Z. Jean Todt, sot u zhvillua takimi zyrtar prezantues mes DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Z. Adam Baker, Z. Stuart Robertson, Z. Paul Rea, Z. Tim Malyon, Z. Guido Gaetani d’Aragona. Në takim merrnin pjesë edhe Presidenti i Automobile Club Albania – ACA Z. Niko Leka dhe SP i ACA Z. Eridon Lameborshi, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja dhe Shefja e Urbanistikës e Bashkisë Elbasan Znj. Alba Canaj, takim që u ndoq edhe nga Deputeti i Qarkut të Elbasanit, Z. Taulant Balla!”, shkruan Gonxhe.
mire o blendi bravo. por hiq nga bordi salarjon totaj xhepistin burin e elisa spiropalit.
Hahahahahaha cna hapet barkun me kahu traplleqesh
Hahaha hahahahaha hahahahaha hahahahaha hahahahaha hahahahaha hahahahaha hahahahaha hahahahaha hahahahaha hahahahaha formula 1 ne Albanistan,hiqni plerat o te mjere se qelbet vatanin
Pas realizimit me sukses tê binjakëzimit tê ekipit tê Peqinit me Lazion tani rradhën e ka pista e F1 në Elbason. Shum shpejt KF Turbina binjakêzohet me FC Barcelona. Tallje [email protected]! me paramendim ?♂️
Boll me vogelsira po na thoni kur do fillojme te hedhim ne hapeseri satelitet tane dhe si po ecen projekti i energjise berthamore?
Të mësuar përjetësisht me gënjeshtra dhe ëndrra në diell, ne pensionistëve na bëhet zëmra mal kur shohim, që bijtë tanë lëshojnë gënjeshtra kaq të hatashme. Ata e kanë kuptuar këtë porosi kaq të vyer të Partisë dhe shokut Enver kur thoshin, se populli ynë lumturohet tej mase kur e gënjen dhe sidomos kur gënjeshtrat të jenë kërcu të trasha. Unë vërtetë jam i mallëngjyer nga kjo që lëçita, por sidomos fakti që e zbukuron tej mase gënjeshtrën që na serviret qëndron në njoftimin, se në këtë mbledhje paska marrë pjesë edhe udhëheqësi aq shumë i l lëvduar i Rilindjes së ndritur, legjendari Taulant Balla. E, meqë është kohë pas dreke dhe unë në këtë orë shtrihem për të marrë një sy gjumë, po rrotullohen në anën tjetër këtu në divan dhe me këtë rast gjumin po e shoqërojë me një breshëri pordhësh, si shënjë e kënaqësisë së parrëfyer që më dha kjo gënjeshtër me të vërtetë mbreslënëse.