Dy fjalë dhe shtatë minuta video, si Barcelona e “përcjell” legjendën Leo Messi

5 Gusht 2021, 21:57Sport TEMA

“Faleminderit Leo”, vetëm kaq, te Barcelona për momentin nuk kanë fjalë. Legjenda e tyre, një prej lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave, largohet pas 16 vitesh, me 6 “Topa të Artë” të fituar dhe me 35 trofe me fanellën e katalanasve.

Tituj pafund, plot 10, Superkupa të Spanjës 8, Kupa Mbreti 7, për të kaluar më pas në arenën ndërkombëtare me 4 Champions League, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Kupa Bote për klube.

Golat dhe asistet me fanellën e Barcelonës i kalojnë 1000 së bashku, pasi ka shënuar 672 herë dhe ka asistuar 305 herë, në 778 ndeshje të luajtura.

Veç fjalëve në postimin e Barcelonës, ka edhe një video. Shtatë minuta, ku Messi dhuron magji. Ata që e kanë parë në fushë do të thotë që si ai nuk lind më.

Kësaj nuk i dihet, por ata që e kanë ndjekur janë dashuruar me gjithçka bën në fushën e blertë. Edhe ata që e kanë pasur si kundërshtar… Messi është nga ata që të imponon respekt!

Thank you, Leo. pic.twitter.com/cdS9xWe8Me

— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 5, 2021

3 komente në “Dy fjalë dhe shtatë minuta video, si Barcelona e “përcjell” legjendën Leo Messi”

  1. Keq says:

    Kjo tregon se u plakem
    Zoti(messi) po nderron vend
    Keshtu shpjegohet dhe e gjithe kjo katastrofe ne te gjithe europen
    Shenjat jane te keqia, Zoti po nderron vend, Valentino Rossi i dha fund moto gp, Hamiltoni po vuan shume, Federer jo vetem u barazua por edhe do kalohet.

    Shpresojme dhe urojme qe Messi tek skuadra e re te jete ai qe kemi pare der dy vite me par.

  2. Besniku says:

    Cte mbante akoma Barcelona Messin ,ky ne kohe teper te veshtira ekonomike dhe jo vetem kerkonte te paguhej si para 7-8viteve , e kush te jep 100 milion € ne sezon ?? Dhe Barcelona si gjithe klubet e tjere shikojne arkat e zbrazura nga pandemia covid ……ky pleshti nuk mesoj gje nga situata ??? Jo per gje , por thosh gjithmone qe : une jam Barcelona dhe Barcelona jam une …..Apo dergonte te jatin dhe ne menyre te pacipe kerkonte nga nje Barcelone qe nga ana ekonomike eshte me nje kembe ne var 100milon ne sezon …..lojtar i madh dhe njeri i vogel ….

  3. Durrsaku says:

    Nuk e di sa koh do kalojn te shohim perseri duele legjendare Messi-Ronaldo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje