Lionel Messi do të largohet nga Barcelona. Ky është lajmi më i bujshëm i kësaj merkatoje vete.
Ylli katalanas nuk ka rinovuar kontratën me Barcelonë, dhe konfirmimi zyrtar ka ardhur nga vetë klubi spanjoll.
“Megjithëse kishim arritur një marrëveshje mes Barcelonës dhe Leo Mesi dhe me dëshirën e qartë të të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, nuk mund të formalizohet për arsye ekonomike dhe pengesa strukturore (Rregulloret e La Liga në Spanjë).
Duke u përballur me këtë situatë, Leo Mesi nuk do të vazhdojë të jetë i lidhur me FB Barcelona. Të dy palët ndjejnë keqardhje që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk mund të plotësoheshin në mënyrë përfundimtare.
Barça dëshiron të falënderojë me zemër lojtarin për kontributin e tij në zhvillimin e këtij klubi dhe i uron më të mirën në jetën e tij personale dhe profesionale”, shkruhet në komunikatën e katalanasve që zyrtarizoi divorcin.
LATEST NEWS | Leo #Messi will not continue with FC Barcelona
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 5, 2021