Rikonstruktohet shkolla 'Kol Martini' në Malësi të Madhe, Kushi: Gati për sezonin e ri shkollor

9 Gusht 2021, 13:23Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi bën me dije se është drejt përfundimit rikonstruksioni i shkollës së mesme të bashkuar “Kol Martini” në njësinë administrative Shkrel të Malësisë së Madhe.

Kushi shprehet se kjo shkollë është gati të hapë dyert në shtator dhe të mirëpresë nxënësit me kushte më të mira e moderne.

“? Edhe shkolla e mesme e bashkuar “Kol Martini” në ? #Shkrel të Malësisë së Madhe po përfundon rikonstruksionin e saj falë financimit të Programit Italo–Shqiptar të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (#IADSA) dhe këtë #shtator mirëpret nxënësit e saj me kushte të reja e plotësisht moderne.? Ardhtë i mbarë viti i ri shkollor dhe shumë suksese nxënësve e mësuesve! ?”, shkruan Kushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje