Zjarri në Kukës merr përmasa të mëdha, situata e rënduar në Kalimash

9 Gusht 2021, 09:42Sociale TEMA

Zjarri në Majën e Rrunës në Kukës ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa vijon të jetë ende jashtë kontrollit.

Sipas raportimeve, situata e rënduar paraqitet në Kalimash, ku zjarret, edhe pas ndërhyrjes së efektivëve të FA dhe zjarrfikësve, nuk ka mundur të izolohet. Ndërsa zjarri, nga Maja e Rrunjës po shkon drejt fshatit Shemri.

Komisioni i Mbrojtjes Civile të Prefekturës së Kukësit, njofton se aktualisht në terren janë duke operuar 12 forca zjarrfikëse, 5 punonjës të pyjores, 20 forca vullnetare dhe 18 forca ushtarake të DMR-së Kukës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje