‘Sulmet’ për ardhjen e këngëtarit serb në Shqipëri, Milaim Zeka: Vetëm te ne ndodh me u kap pas rriqrave në bishtin e kalit

8 Gusht 2021, 12:17Sociale TEMA

Ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar në lidhje me debatin për praninë e muzikantit serbo-boshnjak Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë.

Në një postim në “Facebook”, Zeka shkruan se vetëm tek ne ndodh që të kapemi pas rriqrave në bishtin e kalit, duke ironizuar për ta shpallur birrën Korça non grata dhe të marrim më pas birra nga Serbia.

Reagimi i plotë:

Çka ka lidhje birra “Korça” me Bregoviçin?!

Po bëhet një fushate e egër edhe kundër birrës “Korça”, bane be që Bregoviçi po e zien, dhe po e shpërndan.

Vetëm te ne ndodh me u kap pas rriqrave në bishtin e kalit, edhe me marre me të me ditë të tëra.

Po ju pyes ju “patriotave” analfabet, ku ishit bre kur erdhi Zdravko Qoliqi ne Tv-Klan, te ai Aleksandër Frangaj e Blendi Fevziu, që zgërdhihet e shet pordhë patriotike deri në Beograd. Pyetne pak Baton Haxhiun e Blendi Fevziun se kush e futi biznesmenin serb Mishkoviç, midis Shqipërisë?! Me kënd e lidhën atë?

Pyetne Frangajn dhe plotë pronar të mediumeve të cilët janë katolikë dhe ortodoksë, pse i keni stërmbushur stacionet e juaja televizive me seriale turke që i bleni nga 50 dollarë, duke ja shpërla trurin popullit, ndërkohë që e shani Edi Ramën kur merr dhuratë një spital nga Erdogani?!

Ju e bëni këtë, sepse bibël, kuran, Zot e Atdhe, e keni lekun. Ju nuk e keni hallin e Bregoviçit. Ju e keni hallin e krijimit të një përçarje andej e këndej. Kur them Ju, e kam fjalën për ata andej, e për këta këndej.

Shikoni nëse mundeni me fut Birrën “ Korça” produkt non grata, pastaj marrim birra të Serbisë…!!!

7 komente në “‘Sulmet’ për ardhjen e këngëtarit serb në Shqipëri, Milaim Zeka: Vetëm te ne ndodh me u kap pas rriqrave në bishtin e kalit”

  1. E ke kap says:

    Nuk bene keshtu edhe per Fazllicin qe na rropi nga parate!
    Persa i perket birres, a nuk u shkaterrua prodhimi shqiptar nga Saliu dhe pastaj e merrnim birren nga Bullgaria? Po plantacionet me molle a nuk i shkaterroi dhe pastaj merrnim molle nga Maqedonia dhe portokalle e mandarina nga Greqia?

  2. E para ;
    Eshte nji e drejte qytetare qe te shpreh mendimin tim kunder cdo eventi
    i cili nuk perben sens per sutiatat qe po kalojnme si shtete me fqinjet ne Shkerdhata te Njerezimit ,
    dhe e gjitha eshte P o l i t i k e ,
    dhe apsak ashtu si e intepretoni ju Gazetaret e leshit .
    Boll i trajtuat temat Politike qe na serviren nga Esadistet ktu si ju intereson ju Kokave te hapura
    qe pranoni brenda gjithcka tju fusin te Huajt.
    E dyta , un si shqiptare nuk kam asnji ndjesi e asnji lloj instersi per Tallavane serbe dhe gjuhen e gabelave jugo
    dhe se i pelqen dikujt nga politikanet apo ju gazetaret Kosovare ,
    kjo nuk do te thote se duhet te vij serbi e kendoj ne Korce ne nji kohe kur Kenget shqiptare
    jovetem ato Korcare jane shume me te bukura se muzika e ktij Tallaveshi serb.
    oj na car garin ,i pelqeka disave tallavaja serbe dhe u dashka ta degjojme te gjithe .
    E fundit ,
    po teprohet me mbeshtetjen qe i behet nga media dhe shumica e “komentueseve shqiptare” kru ,
    te cilet sa per dijeni Jane (mbeturina minoritetesh ne Shqiperi si grek e sllave )
    qe komentojne ne shqip e shiten gjasme si Shqiptare dhe se i referohen Muzikes
    qellimishte duke anashkaluat qellimin Politike qe ka kjo ftese e Hysembelliut putanes se saliut ,
    duke edhe u bere trima e akuzuar e fyer ne shqiptaret e shqiperise ,
    qe e kundewrshtojme kte Skandal .
    Pra palsini syt e shtrydhini trut ,
    eshte Politike jo Muzike o njerez naive , prandaj vuajm ne shekuj ne se kenmi ktzo tru e bejme gjasme tolerantin
    dhe mikepritesin nderkohe qe tjetri na i fut thiken pas shpine .
    Mblidhni trut u njeerez .Muziken e duam por gjithcka sot eshte e lidhur me interesat e momentit me dinjitetin
    kaqole popull .

  3. Vini says:

    Mire ke folur o Milaim po kujt i thua .

  4. Vini says:

    O redaksia po si i lejoni ca komente me kte lloj fjalori ,ky duket qe eshte i semure psiqik.Na i kurseni ca komente te ketyre

  5. Labi says:

    Milaimi e di mire qe kengetari Serb eshte ftuar ne nje aktivitet privat ku Edi Rama nuk ka lidhje fare,duke u nisur nga kjo dhe kush e ka bere ftesen dihet jane qarqe prane Ilir Metes e Sali Berishes,e per ket arsyje Rama as nuk e rruan hic ca thone disa trima mbas komjuteri.

  6. shqip says:

    Izolimi fizik i Shqipërisë nuk kishte kaq pasoja . Fatkeqësisht një pjesë e shqipfolesve kanë izolim ndaj kulturës, botës në tërësi. Dy tre refleksione ndaj konceptit izolim të trurit. Që mos e pelqesh një serb që këndon në gjuhën e tij dhe jo vetëm, është më se normale. Vetë nuk e preferoj , por është thjesht shije muzikore që nuk përputhen me atë çfarë pëlqej. E para, asnjë nuk ka të drejtë të imponojë se kush hyn e kush del në Shqipëri. Dhe këtu nuk përjashtohen as kosovarët e as shqiptare që banojnë në katër anët e globit. Birra Korça është një subjekt privat dhe askush nuk mund ti imponojë të zotit të shtëpisë ke fton, e ke jo. Shihet një lincim nga ana e patriotëve të këtij kombi. Dhe si zakonisht pjesa dërrmuese e këtyre vijnë nga shtresat më të dhunshme. Në përbërje gjen këngëtare hashashi. Trima kallashi. Qytetarë e fshatare që vetëm shqip nuk dine, as të shkruajnë, as të lexojnë. Këta patriotët tanë, këta njerëz pa kurrfarë kulture e morali. Këta që Shqipërinë kanë 30 vjete që e sakatojne. Këta qe e qethen me pemë e me lule. Këta që e djegin çdo vit. Këta që edhe lumit ja prenë rrugën. Këta që edhe plazheve i hoqën çdo element për të qenë i tillë. Këta qe i hyjnë asfaltit me kazma e vare . Këta që ndërtuan mbi trotuare, deri në brendësi të detit. Këta që gdhihen e ngrysen me telenovela turke. Këta që vetëm muzikë nuk prodhojnë. Këta që mbajnë në kasetofonet e makinave vetëm tallava me tinguj arabe. Këta që dëgjojnë tekste ku kallashi zë vend kryesor. Të vazhdoj ? Po me se ta mbaroj? Nuk kanë fund prapësitë e këtyre pseudoatdhetareve. Më thoni një nga këto prapësi, që një këngëtar serb i paska bërë shtetit shqiptar.. Shkoni mbushni more plera. Plera, ashtu siç e keni permjere atdheun tone. E keni bërë një vend ku mbizotëron pisllëku. Pisllëku në rruge, pisllëk në marrëdhëniet mes njerëzve, pisllëk në gjykata, pisllëk kudo. Dhe ju njerëz të pështirë bëni patriotin ? Unë këtë paçavure e refuzoj. Më mirë një këngëtar, qoftë edhe serb , që vjen këtu, këndon 1 orë muzikë nga repertori i tij. Që ma mer mendja se konsultohet edhe me organizatorët e festës. Më mirë 1 orë kulture, se një jetë i rrethuar nga kafshëri alabakelsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje