Baret e restorantet në Shqipëri pro idesë për të pranuar vetëm qytetarët e vaksinuar

8 Gusht 2021, 12:06Sociale TEMA

Është lënë hapur mundësia se edhe në Shqipëri njësoj si në Kosovë, qytetarëve mund t’u kërkohet një dozë vaksine minimalisht, për të hyrë në kafene, klube nate, dasma etj.

Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahaj u shpreh për SI se e njëjta zgjidhje do të ishte mirë të vihej në funksion  edhe në vendin tonë.

Jahaj përmendi dhe faktin se më herët klubet e natës kanë kërkuar që të bëheshin ambjent i procesit të vaksinimit për qytetarët.

Momentalisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar 1.238.036 qytetarë, gjysma e të cilëve kanë marrë dy doza vaksine.

Rrjedhimisht masa e klientëve mund të reduktohet, por sipas z.Jahaj dëmi tashmë është bërë me kohë. “Mjafton që të hapemi plotësisht”, thekson ai.

Shqipëria përveç orës policore, nuk ka asnjë kufizim tjetër anti-Covid, paralelisht me fushatat sensibilizuese për vaksinimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje