Balla kujton eksodin e vitit 1991: Një nga episodet më dramatike

8 Gusht 2021, 14:54Sociale TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kujtuar eksodin e vitit 1991, kur mijëra shqiptarë u nisën me anije drejt brigjeve të Italisë.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Balla shkruan se Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte një nga episodet më dramatike, pamjet e të cilit bënë xhiron e gjithë botës.

“Homazh! Sot 30 vite më parë, më 8 Gusht 1991 mbërrinte në Bari anija tregtare Vlora, e nisur nga Durrësi, e cila mbante në bord rreth 20 mijë vëllezër dhe motra shqiptarë. Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte një nga episodet më dramatike, pamjet e të cilit bënë xhiron e gjithë botës”, shkruan Balla.

2 komente në “Balla kujton eksodin e vitit 1991: Një nga episodet më dramatike”

  1. Nje mergimtar says:

    Per te kujtuar nje ngjarje te rende eshte gje e mire ,se respekton historine.Po e pyes Z.Balla si numri 2 (dy) i shtetit:Cfar keni bere Ju ne keto vite te pushtetit tuaj per te permiresuar gjendjen dhe eksodi te frenohej?Politika e politkaneve shqiptar eshte ; Ne veri ca arme me shume qe te vrasin njeri tjetrin,ne jug hapi kufijte qe te largohen sa me shume dhe ne Shqiperin e mesme ca police me shume per te ruajtur “qetesin” e politikaneve.
    Shqiperia vazhdon te kete “hemoragji” njerezore,se njerezit nuk po gjejneaspiraten per te cilen permbysen diktaturen.

  2. rexha 10 says:

    Cfare bere ti ,dhe qeveria per te ndaluar eksodet e tjera.Jeni e keqja me e madhe e ketije vendi duke e katandisur ate vende ne labratore droge ,dhe banda kriminale .Eshte po aqe e vertete qe iku rinia intelegjente ,dhe ngelen burgaxhite dhe banditet qe e drejtuan ate vende.Sa hipokrizi kure i ndigjon nga goja e atyre qe qeverisin per 30 vite te flasin ne kete mynyre sikur fajin ja kane ato qe iken ,dhe po vazhdojne te ikin. Po pse ikin askushe nuke e thote ,se duhet te kafshoje gjuhen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje