Aksident i rëndë në Krujë, aksidentohen 3 të reja nga Kosova pas një parakalimi të gabuar

11 Gusht 2021, 09:02Kronika TEMA

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në aksin Tapizë-Derven. Policia sqaron se rreth orës 07:00 në këtë aks rrugor janë përplasur 2 mjete me targa nga Kosova që drejtoheshin nga A. Sh., dhe F. K.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë.

Tre të plagosurat janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me këtë aksident është ngritur një grup hetimor dhe ndodhet në vendin e ngjarjes duke punuar për zbardhjen e saj.

1 komente në “Aksident i rëndë në Krujë, aksidentohen 3 të reja nga Kosova pas një parakalimi të gabuar”

  1. Sara says:

    kot e keni ngrit gjiithe ate grup hetimor!. keta te gazetes e kane caktuar tani – “parakalim i gabuar”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje