Tragjedi për shqiptaren, kush ishte 34-vjeçarja që humbi jetën në aksident

10 Gusht 2021, 19:45Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë me pasoja tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Itali. Një 34-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pasi është përplasur me makinë. Ngjarja ka ndodhur në Romë.

Mjeti i saj, tip Smart, është përplasur me një Audi. Përplasja ishte e fuqishme për Elisa Danajn, e cila humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mjeti që ajo drejtonte përfundoi jashtë rruge deri tek dy makina të parkuara. Shoferi i mjetit Audi ishte një 21-vjeçar, i cili pas përplasjes është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë policia e cila ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.

Viktima jetonte prej kohësh në Bashkinë e Zagorolos. Ndërhyrja e mjekëve për ta shpëtuar ishte e kotë, pasi nga përplasja, ajo kishte humbur jetën menjëherë.

Siç duket edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa edhe mjeti Audi është shkatërruar në pjesën e përparme.

2 komente në “Tragjedi për shqiptaren, kush ishte 34-vjeçarja që humbi jetën në aksident”

  1. Nooooooooo ! says:

    Cfar te thuash tani ?
    Te ngushellosh vetem nuk mjafton .
    34 -vjece .
    E tmerreshme ,
    Ngushellime Familjes se te ndjeres
    U preht ne Paqe …

  2. Black Jack says:

    Dhe motren ne pidh ai qe shkaktoi accident in

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje