Arrestohen 2 persona për zjarrvënie të qëllimshme në Vlorë

10 Gusht 2021, 09:12Kronika TEMA

Policia e Vlorë ka vënë në pranga dy persona për zjarrvënie të qëllimshme. Në një njoftim për mediat autoritetet sqarojnë se është arrestuar Gëzim Meço, 41 vjeç, banues në fshatin Tragjas.

Ky person akuzohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe 1500 m2 me shkurre dhe rreth 20 rrënjë ullinj, në fshatin Tragjas.

Po ashtu është bërë dhe arrestimi i 23-vjeçarit Shpëtim Lukaj, banues në Sarandë, i cili dyshohet se  ka djegur me zjarr një sipërfaqe kullosore në fshatin Shelegar.

Tashmë hetimet do të vijohen nga prokuroria dhe kundër 2 të arrestuarve është ngritur akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

1 komente në “Arrestohen 2 persona për zjarrvënie të qëllimshme në Vlorë”

  1. Kajo Karafili says:

    Prejani koqet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje