Zbardhen detaje: Çfarë e shtyu Arbër Çekajn të arratisej nga “313”

9 Gusht 2021, 11:37Kronika TEMA

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetrin tentuan ditën e djeshme që të arratiseshin nga burgu “313” në Tiranë, do të transferohej për dy ditë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Pas tentativës së dështuar për t’u arratisur, Çekaj dhe Pjetri janë tashmë në izolim. Dy të burgosurit ndodheshin në orarin e ajrimit në momentin që tentuan arratisjen.

Rasti do të referohet në prokurori nga Drejtoria e Burgjeve, ndërsa ata do të përballen me akuzën akuzën e tentativës së largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Kujtojmë se Çekaj po vuan dënimin pasi u arrestua për 613 kokainë të kapur në portin e Durrësit në vitin 2018. Ndërsa Pjetri është arrestuar për grabitjen spektakolare, si pjesë e bandës së “Babagjyshëve”.  Ai u ekstradua në shtator të vitit 2019 nga Holanda drejt vendit tonë

Pjetri ka qenë pjesë e grupit kriminal (Babagjyshët) ku gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytete Tiranë, Laç, Fushë-Krujë, Kuçovë dhe Durrës kanë grabitur me armë disa argjendari.

7 komente në “Zbardhen detaje: Çfarë e shtyu Arbër Çekajn të arratisej nga “313””

  1. Shaqo says:

    Cfare i shtyu te arratisen???!!!

  2. Ay Qy Qe says:

    Edhe une ate po kerkoj – tha Koco Devole, – kush me shtyu :)))

  3. Tropojani says:

    Ndoshta u zgjuan në mëngjes dhe pasi pinë kafen, thanë po pse mos ikim!

  4. rrema says:

    Perse nje kriminel si ky nuk eshte izoluar qe ne fillim ne burg te sigurise se larte.

  5. tuku says:

    cfare e shtye o gazetar rrumpall!!

    Gjella e gjyshes? Dasma e princit Harry!!
    Zbarkimi i aleateve ne Normandi??

  6. Gangsterri says:

    Po ngaqe do transferoheshin, o trutharet e djegur

  7. 00000 says:

    hahaha, o shkrues i ketij artikulli, ju stafi i turnit të natës, po konstatoj që qenkeni të diplomuar me diploma plepash, diploma të cilat i nënshkruante personalisht talibani mullah Saliu i viçidolit….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje