Zjarret në vend, arrestohen 4 persona, 1 në kërkim

8 Gusht 2021, 09:44Kronika TEMA

Katër persona kanë rënë në prangat  policisë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Dy kushërinj janë arrestuar pasi akuzohet se i kanë vënë zjarrin fshatit Gjorgos në Fier, që vijon të digjet edhe sot. Në pranga ranë Arben Muskaj, 49 vjeç dhe Zarif Muskaj, 41 vjeç, banues në Afrim i Ri, Fier, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vunë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgos.

Më 6 gusht 2021, Arben dhe Zarif Muskaj i vunë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz, Fier, ku është djegur një sipërfaqe prej 4 hektarë me shkurre e pisha. Gjithashtu po këto dy persona akuzohen si zjarrvënës në pyllin e fshatit Kreshpan në datë 28 korrik 2021.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë një 49-vjeçar Artur Beqiri në Durrës u arrestua sepse i vuri flakën një sipërfaqe toke me kallamishte, në një kodër të Spitallës. Si pasojë e flakës u dogj një sipërfaqe prej 4 mijë metër katror.  Për zjarrin në Belsh, u vu në pranga Nexhip Hortja, i cili po digjte mbeturinat por i doli zjarri jashtë kontrollit. Edhe në Librazhd Riza Duka u shpall në kërkim po për të njëjtën akuzë.

3 komente në “Zjarret në vend, arrestohen 4 persona, 1 në kërkim”

  1. Undefined says:

    30 vjet burg ketyre bastardeve…….

  2. shqip says:

    Ata dëmin ekonomik nuk e paguajnë. Sekuestrimi i pronës, shtepi, makinë nëse kanë , dhe nëse nuk arrijnë shumën, punë falas për komunitetin. Ky është dënimi i demokracisë. Personalisht do zbatoja idenë se zjarri mundet me zjarr, plumbi do plumb.

  3. Covidiani says:

    Shkerdhejuni kufomat nqs vertet e kane bere me qellim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje