GJKKO lë në qeli Selim Çekajn, revoltohet avokati Haxhiaj: Skandaloze, po shkel ligjin me të dyja këmbët

7 Gusht 2021, 12:38Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për babanë e Arbër Çekajt, Selim Çekajn, i cili u vu në pranga pasi policia sekuestroi sasinë prej 49 kg kokainë, në kompania e djalit të tij.

Çekaj pretendon se nuk ka lidhje me ngarkesën e drogës, ndërsa si argument për t’u liruar nga burgu, ai përdori problemet shëndetësore, si dhe të kujdeset për bashkëshorten e tij.

Ndërkohë, avokati i Selim Çekajt, Maks Haxhiaj e cilësoi skandaloz dhe të papërgjegjshëm vendimin e GJKKO për të lënë në burg 71-vjeçarin.

“Është shumë interesant që prokurori tha para gjykatës se nuk ka prova që Selim Çekaj të jetë i implikuar. Kjo është një masë ekstreme, pasi është mbi 70 vjeç dhe është i sëmurë. Janë argumente të avancuara për të ndryshuar masën e arrestit.

Gjykata me papërgjegjshmëri, shkel ligjin me të dyja këmbët. Shkelje tjetër është se nuk ka ardhur në seancë as Selimi, pasi kur shqyrtohet masa, duhet të jetë i hetuari. Ai është me diabet 700, që i ka nxjerrë jashtë funksionit veshkat. Qesharake është edhe që po hetohet për grup të strukturuar kriminal, kur është vetëm një person”, tha avokati Haxhiaj.

7 komente në “GJKKO lë në qeli Selim Çekajn, revoltohet avokati Haxhiaj: Skandaloze, po shkel ligjin me të dyja këmbët”

  1. tony says:

    O maks mjaft je bere mburoje e krimneleve dhe hajduteve te ketij vendi nuk te shkon me veladoni ka hikur koha jote je bere si puna e lekut vjeter qe nuk ka mo vlere ok largoju pak ketyre modeleve se di te japesh llogari nje dite

  2. spartak says:

    Maks mor t’keqen plaku,
    Ku ka djalë si ti .
    Ti e din që vlon dajaku ,
    Prandaj mos u ndi .
    Ku e ke shtetin këtu mor mik .
    Kur them shtetin , nuk e kam fjalën për dajakun e pushtetit , se ai o bo me bollik, por për Shtetin e së DREJTES , i cili , për arësye të ligjit të mangët e limonatë të VETTINGUT , nuk arriti të reflektojë as edhe një grimë në ndryshime pozitive thelbësore për përmirësimin e sistemit të Pa DREJTESISE në asnjë aspekt .
    Prokurorët , bashkë me OPGJ-të vazhdojnë të ngrejnë akuza mbas akuzash , e pastaj , duke i konvertu me pare , i eleminojnë në maksimum ato . Kaq kanë në dorë dhe ja ndajnë frymë kësaj pune .
    Por edhe gjykatësit , për aq sa ju kap objektivi i tyre , nuk mund të rrijnë ma mbrapa e pa gjë . Me Pare lirojnë nga burgu kriminela nga më të rrezikshmit , dhe po nuk u paguan pare , e ngordhin në burg këdo , me faj apo pa faj , mjafton ta kenë ata nëpër duar problemin .
    Kjo sëmundje futet si virusi dhe me induksion . I ke pa si e sajuan Kodin e Ri Rrugor me nja 50 faqe e 100 nene. Kap , proçedo , veni gjoba , merri patenta , dhe pastaj , kur bohen shumë në sirtar fillojnë e i konvertojnë me pare . Dhe ti shikon si vriten njerëzit përditë e më shumë rrugëve e trotuareve .
    Kap e lësho me pare për armë e drogë , e prandaj , kanë fillu me dalë hashiqare me armë në brez , dhe droga po ndahet si picat me motora e makina . Jo s’ka për tu ndalu , por po vijnë duike u shtu .
    T’na rrojë Naltmadhënia .
    T’na rrojë Mbreti .
    T’na rrojë Dajak-Oligark PUSHTETI me vota të vjedhme dhe aspak zgjedhje .
    Besoj e ke pasë dijtë këtë qysh kur , e do vazhdosh ta hasësh deri sa ta lejsh atë zanat , se gjërat nuk kanë për të ndryshu aspak .
    Nuk kanë për të ndryshu, sepse Ligji i VETTINGUT është gjysmak .
    Kaq plako .

  3. Sefedin says:

    Po te vjen ora edhe ty o Maks Haxhia. Tik tak . Tik tak

  4. Neri says:

    Nuk eshte e hijshme per Makrs Haxhine te shprehet ne ate menyre ofenduse per gjyqtaret para TV -ve Ai eshte i vjeter dhe ka patur dhe funksione te larta ne gjyqsor.Nuk i lejohet te krahsohet me avukat ordiner.Keshtu u shpreh dhe per te birin.Kush eshte ai zemermire qe i dhuroka kaq droge ne transferten e tij dhe pritsi nuk ditka gje.Per moshe qe ngre pretendimin ky mbi 70 vjear,i bie qe te gjithe trafikantet e tjere fransferten te bejne nè emer te babit,gjyshes,gjyshit,stergjyshit dhe te shpetojne nga gjykimi.

  5. Drejtesia te avokatet says:

    Sa mire kane komentuar Kundra ketyre krimenele apo kriminela drejtesie si ky ne foto, ska rendesi mosha te rrij apo jo ne burg, persa kohe je kapur me lende narkotike, burgu I pret pse jo e helm ti japin. Se ajo qe eshte kap cfare eshte?? A nuk eshte helm te vdesin perdoruesit qe e blejne, nuk eshte ushqim qe ti japi shendet njerezve. As prokurori e gjykatese nuk duhet ti japin liri se keto lloj tipa e kane degjeneruar ligjin, institucionet dhe konkurrenca e bizneseve qe pasurohen me para jo te rregullt. Veting eshte po te kontrolloj keto, dalin edhe keto avuketer qe pasurohen e bejne pasuri e biznese si ftyra e ketij mashtruesi qe rri ne institucione drejtesie, ti besh veting ketij direkt del ka pasuri te paligjshme me emrat pafund te tjere bashke me koleget e tij qe jane larguar sa hyri veting, dhane doreheqje.
    Qe me vite e kane masakruar zyrat, sa letra mund te gjesh me shkelje qe kane firmosur e autorizuar. Por mos harrojne nuk shpetojne ne zvarritet kontrolli per to, nuk harron Zoti se ky e provoi vdekjen me pare ne zemer.
    Cke bere do ta pesosh ? Jep doreheqjen si avokat edhe pastro pislliqet qe kere nder vite me letra te fallsifikuara e te vdesesh me pleqeri pa vuajtje.

  6. kasemi says:

    Avokati te mbaje vendin qe i takon, ai te flase atje ne sallen e gjyqit. Nuk duhet te sherbeje media per te mbrojtur hajdutet, kriminelet e drogaxhinjte, e aq me teper avokati te mbaje vendin qe i takon. Drogaxhinjte e kriminelet e kane vendin ne burg e jo te bejne shtetin e ligjin. Ligji eshte per denimin e tyre e jo per perkdheljen e tyre. Ajo kohe ka shkuar tashme ore avokat.

  7. Sigurimi ju ka ra n'er, dy bandita i kap meiher. says:

    O Maksuz Haxhia, nuk kam asnjë vrejtje ndaj teje, sepse ti po bën punën tënde, dmth të avokatit. Pra çdo lloj diskutimi, krahasimi, “denoncimi verbal legal” apo hedhje pluhuri me lopatë në sytë e publikut nga ana jote, në lidhje më këtë çeshtje apo me një çeshtje tjeter, kjo është puna jote legale dhe personalisht e rrespektoj. Por, me këtë polemikë që po bëjnë komentuesit sot mbi reagimin tënd, edhe unë po profitoj me rikoshet, që ti kujtoj shumë Shqiptarve që ndoshta nuk e dinë, që si Amerika, Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Spanja, Anglia, Kanadaja etj etj, po të kapën me me 49 kg kokainë, e “koinçidenca” më “pa dashje” që 49 kilogramshi është babai i djalit që peshonte rreth 400 kg kokainë, në keto vende të mbyllin në birucë dhe çelsin e humbasin në gojë të një pashkaqeni në oqean. Kjo familje shkerdhatash nga Tropoja, që kanë ndërruar mbiemrin e tyre të vertetë i cili është Kuliçi, kanë qënë “valixhja diplomatike” e kokainës të Agron Kuliçit që gati 20 vjet, ku janë percjellur dhe pritur me “misjonarë” të posaçem në aeroport, port dhe pika kufitare të Shqiperisë, si keta baba e birë, ashtu edhe valixhet apo kontenerat e tyre që vinin nga Amerika Latine apo Spanja……! Pra ky 49 kilogramshi, sa do të perqahet perpara hetuesit, duke perdorur formulen e tradhetarve dhe kulakve të kohës komunizmit ” paj i pa shkollë bre zoti hetues” dhe si Tropojan që është do bëj betimin “pa qi nanen skanë qënë të mijat keto kile mielli që mi kanë çuar disa kushurinj nga Ekuatorit”, ky Selim Kuliçi e ka ose hurin në bythë, ose bythen në hu. Ti avokati i Selim mullixhiut, thuaj klientit tënd, që mos ta permendin tek hetuesi kushurillekun që ka me Agron çifteli Kuliçin, sepse kohët e fundit është deklaruar kulak dhe reaksionarë nga Amerika, dhe pritet ta çojnë në internim. O Maksuz, të fala mullixhinjve babë e birë, e Selimit, mqnse vuan nga “shendeti”, këndoja hajmelinë Tropojane ” O Selim, para shëndoshesh, se ri-martohesh”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje