49 kg kokainë në kontejnerin me banane, Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë për dosjen e Selim Cekajt

6 Gusht 2021, 12:14Kronika TEMA

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë për dosjen e Selim Cekaj, i cili u arrestua pasi në kontejnerin me banane që kishte pororsitur u gjetën 49 kilogramë kokainë.

Selim Cekaj, babai i Arbën Cekaj, është në burg  pasi në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.

Arbër Cekaj u arrestua 3 vite më parë, ku në magazinat e tij të kompanisë së bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas u sekuestruan 613 kg kokainë , 3 vite më vonë historia u përsërit me babain e tij, Selim Çekaj, 72 vjeç,  i cili u kap me 49 kg kokainë.

Kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që  kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.

5 komente në “49 kg kokainë në kontejnerin me banane, Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë për dosjen e Selim Cekajt”

  1. Sokrati says:

    E ka porositur prokurori.
    Eshte malli i tij.
    Porosia eshte per nevoja familjare.
    Drejtesine e kerkon prokurori.
    Çeshtja duhet t’i kaloje per gjykim nje shteti tjeter, i cili ka sistem drejtesie te paaneshme.
    Prokuroreve dhe gjyqtareve tane qyqare te Shqiperise t’u shtohet rroga dhe shperblimet…

  2. Këlyshët e Sali Komunistit që po mbysin PD says:

    Prokurorë pordhacë, qe terhiqen nga çeshtjet, si frikacakë, por pastaj hedhin kandidaturen per ne SPAK.

  3. shqip says:

    Per moskopetencë. Dakort, mqs nuk keni kompetencë, largohuni nga puna. Pse duhet të marrin rrugë po qe se nuk kanë kompetencë. Ja hedhin topin njeri tjetrit. Më e bukura është me kushtetuesen. Do ja përcjellim për rishqyrtim Kom Venecia. Po të jetë kështu, atëherë për ça na duhet gjykata kushtetuese. Këta duhet ti shkrishe si sistem. Po ti je aty per te gjykuar , jo për gjumë e per te shtuar pasurinë. Jo se kur i pyet ku e gjete këtë, nga i vure këto, gati të gjitha të thonë se i kanë dhuratë. Aty jo reformë të bëjnë ndërkombëtarët, po edhe zoti vetë do dorëzohej. Si mor plera nuk qenka kompetencë e juaja! Po e kujt është, e atyre që shesin qepë nëpër trotuare ?

  4. Mos kopetence ,apo nuk ua mban bytha te denoni ? C’eshte ky ligj ?! kemi pare shume here qe gjykatat ia kalojne njera tjetres. Mungon avokarti, mungon prokurori,, C’mase meret per avokatin xhambas,apo sekseri midis klientit -prokurorit e gjygjtarit ? Apo eshte metoda per te dale jashte gjykimit si doli Lulzim Basha nga hetmi i rruges se kombit ?

  5. popull matuf says:

    Mos kopetenc ! Drejtesia nuk ashte e pamvarur! Drejtesi shkerdhte e ordinere; te largohen nga detyra , qe marrin rroga te majme ; e jane te lidhun me krimin ,e politikan kriminela e hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje