Zmbrapsen flakët drejt Parkut të Llogarasë

4 Gusht 2021, 21:33Kronika TEMA

Zmbrapset furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama.

Ai bën me dije se sapo është bërë rifreskimi i trupave që do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situatës.

“Sapo kemi ndaluar zjarrin. Shikohet edhe vija e ndalimit. Vlen në krahun e djathtë jemi edhe 20 metra do të hynte në pyllin e Llogarasë dhe do të ishte e pamundur pastaj për ta kontrolluar. Në krahun e majtë është Llogaraja.

Në anën e Dukatit është lokalizuar një vatër shumë e madhe, na ndihmuan edhe helikopterët. Nëse ne do bëjmë këtë perimetër, ne sigurojmë Llogarasë.

Duke ndihmuar erërat e forta, zjarri ishte i menjëhershëm. Falë këmbënguljes sonë, arritëm ta ndalojmë”, tha majori Pëllumb Hidri.

1 komente në “Zmbrapsen flakët drejt Parkut të Llogarasë”

  1. Rrumpalla says:

    Në Llogara keni vilat ju zagarët, prandaj e ndalët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje