Dy sms mund t’i japin fund karrierës së prokurorit Besim Hajdarmata

3 Gusht 2021, 15:15Kronika TEMA

Komsioneri Publik dhe subjekti i rivlerësimit paraqitën të martën në KPA qëndrimet e tyre në lidhje me tabulatet e reja të administruara nga një kompani telefonike.  

Nga Besar Likmeta

Dy mesazheve telefonike të dëguara nga një numër telefoni me datë 27 korrik 2017 në orën 22:03 të mbrëmjes, pritet të vendosin të ardhmen e karrierës së prokurorit Besim Hajdarmata.

Komisioneri Publik Dariel Sina pretendon se mesazhet janë dërguar nga një numër telefoni i përdorur nga prokurori dhe ato konfirmojnë kontaktet e tij me një peson të inkriminuar.

Hajdarmata e kundërshton pretendimin e Sinës dhe pretendon se numri në fjalë nuk është përdorur kurrë nga ai por i përket një personit tjetër.

Mesazhet në fjalë janë pjesë të dhënave të një CD-je të re me tabulate telefonike të dërguara në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga kompania.

Përmbajtja e kësaj CD-je është dhe shkaku që çoi në shtyrjen e shpalljes së vendimin të Kolegjit për ankimin e Komisionerit Publik kundër konfirmimit në detyrë të Hajdarmatajt me 29 korrik.

Ish-kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmata u konfirmua në detyrë me 16 tetor 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Menjëherë pas zbradhjes së vendimit Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit publikoi rekomandimin duke kërkuar që Komisioneri Publik ta ankimonte vendimin.

Gjatë seancës së radhës përpara Kolegjit të mërkurën në mëngjes, palët dhanë qëndrimet e tyre në lidhje me tabulatet e reja të administruara me datë 30 korrik.

Për arsye objektive Komsioneri Publik Dariel Sina nuk ishte prezent gjatë seancës dëgjimore dhe ai u përfaqësuar nga kolegu i tij, Florian Ballhysa. Ndërkohë, subjekti i rivlerësimi ishte prezent në gjykatë sëbashku me avokaten e tij, Romina Zano.

Anikimi kundër Hajdarmatajt po gjykohet nga trupa e udhëhequr nga Rezarta Schuetz, me relatore gjytaren Ina Rama dhe anëtarë gjytarët Sokol Çomo, Ardiana Hajdari dhe Albana Shtylla.

Ballhysa dorëzoi në Kolegj qëndrimet me shkrim të përgatitura nga kolegu i tij Dariel Sina në lidhje me tabulatet e reja. Duke e përmbledhur qëndrimin e Komisionerit Publik ai tha se është vlerësuar përmbajtja e informacionit të dërguar në KPA dhe “shkaku i ankimit konfirmohet nga të dhënat”

“Ka pasur komunikimi midis subjektit dhe personit përkatës,” tha Ballhysa, i cili shtoi se ky fakt cënon besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.

Ndërkohë, avokatja Romina Zano pretendoi se kishte pasaktësi në qëndimin e Komisionerit Publik, pasi ishte e paqartë nëse i referohej tabulateve të dorëzuara në Kolegj me 30 korrik apo të dhënavë telefonike të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Hajadarmata ndërkohë insistoi se numri i telefonit ku ishin dërguar dy mesazhet e debatuara nuk ishte në përdorim nga ai.

“Ky numër nuk është regjistruar në emrin tim dhe nuk ka qenë në përdorim nga ana ime,” tha ai.

Prokurori gjithashtu theksoi se sipas të dhënave të amdinistruara nga kompania telefonike ky numër ishte përdorur në Fier.

“Në gjithë jetën time kam qenë në Fier gjysëm ore,” shtoi ai, duke theksuar se edhe pëmbajtja e tabulaeve shugjeronte se ky numër nuk ishte i tij.

Më tej subjekti i rivlerësimi deklaroi se e kishte të paqartë nga e kishte marrë informacionin Komisioneri Publik që ky numër mund ti përkiste atij. Hajdarmata shtoi se në dosje nuk kishte të dhëna mbi këtë numër dhe mbi numrin me të cilin ishin shkëmbyer mesazhet.

Ai u ankua se të dhëna të ardhura nga denoncimet anonime në Kolegj po paraqiteshin nga komisioneri dhe vëzhguesi ndërkombëtar si prova duke i dëmtuar imazhin e tij publik.

Anëtari i trupës gjykuese, Sokol Çomo e pyeti Komisionerin Publik nëse informacioni i përmbajtur në tabulatet e dërguara nga kompania telefonike me 30 korrik ishte administruar më parë nga KPK. Ndërkohë, edhe avokatja Zano kërkoi sqarime në lidhje me ato që ajo i cilësoi si pasaktësi në qëndrimin me shkrim të Komsionerit Publik, Dariel Sina.

Kolegu i tij prezent në sallë kërkoi kohë të përgjigjej, pasi të komunikonte me Sinën.

Gjykata u tërhoq për tu rimbledhur në orën 13:00, ku u lexuan dhe përgjigjet e Komisionerit Publik. Duke lexuar përgjigjet e kolegut të tij që nuk ishte prezent në sallë, Ballhysa tha se ankimi ishte bazuar në aktet e sjella nga KPK dhe në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sa i përket indetifikimit të numrit të dytë të subjektit të rivlerësimit, Komisioneri Publik deklaroi se ai ishte deklaruar nga vet Hajdarmata në deklaratën periodike të interesave private në ILDKPKI në vitin 2016.

Ndërkohë identifikimit i numrit të personit me të cilin ai akuzohet se ka shkëmbyer mesazhe, me iniciale M.L, Komisioneri Publik është bazuar në aktet e deklarimeve të tij përpara Prokurorisë së Kurbinit në vitin 2010.

Hajdarmata kërkoi kohë të njihet me deklaratën e tij periodike të vitit 2016. Kolegji, duke i paraprirë kërkesës kishte sjellë një kopje të deklaratës në seancë.

“Kam sjellë një kopje të deklaratës ku e kam ngjyrosur me ngjyrë rozë numrin,” tha kryesuesja Rezarta Schuetz, përpara se t’ia dorëzonte Hajdarmatës.

Pas një momenti hutimi, Hajdarmata deklaroi se numri ishte një lapsus i tij, pasi kishte pasur një numër tjetër me të njejtat numra por me 067 dhe jo me 069. I pyetur nga Kolegji, subjekti deklaroi se nuk e njihte zonjën E.M, në emër të së cilës ishte regjistruar numri i telefonit.

Pasi pyeti të dy palët nëse i qëndrorin parashtrimeve përfundimtare, kryesuesja e seancës deklaroi përfundimin e hetimit gjyqësor. Vendimi për Hajdarmatën do të shpallet ditën e mërkurë, me 4 gusht në orën 10:00.

6 komente në “Dy sms mund t’i japin fund karrierës së prokurorit Besim Hajdarmata”

  1. Pilo Lala says:

    Kush ka ndonje gje per kete kupolen e Mafias treshe Tropojane, Agron Kulicaj, Hajdermataj, Rudina Hajdari (Polici-Gjykate-Prokurori), ta thote sot, ta denoncoje, sepse po u emerua ky trafikant, do shkoj mbrapa Prokuroria.
    Ky eshte nje element frenues dhe percares i sistemit.
    Ky eshte burimi gjithe informacionit te Digitalit te Sali Berishes dhe AlFaktor, Ora News te Shkelzen Berishes.

    1. Këlyshët e Sali Komunistit që po mbysin PD says:

      Që ky Hajdarmataj të jetë njeri i Berishës nuk është aresye për perjashtim ngacl drejtësia, sepse ky është vetëm opinion, dhe vështirë të provohet.
      Ajo që bëri më shumë përshtypje nga ky artikull është paturpesia dhe paaftesia e tij si jurist.
      Të thuash se “vetëm gjysëm ore kam qenë në Diet, prandaj ky nuk është telefoni im” është komplet idiotësi profesionale.
      Gjykatësi: “Seriozisht? Vetëm gjysëm ore? Po ti fol mor burrë, mos na ler të vdesim injorantë. Po ta kishe thënë më perpara, nuk do kishim arritur deri këtu.”
      Çfarë mbrojtje prej debili! Dhe ky ka qenë një nder juristët kryesorë të sistemit! Dhe ka paturpesine te kerkojë të rrijë akoma.
      Gjin Gjoni të paktën pati logjikën qe te ikte vetë. Ky është komplet derr. Sepse derrit nuk i bën përshtypje asgjë.

  2. qytetar says:

    Thjesht mut i Sales.

  3. k says:

    Telefonata,pronat dhe paratë e vjedhura,i shkruajnë në emër të gjyshes dhe kushurijve.
    Shpresojne që investigatorët të jenë me kurs plepash dhe ti mashtrojnë.

  4. Luli says:

    Fakti qe eshte katapultuar ne pozicione te larta ne kohen e Berishes esht njeri i tij.
    Po ato shiritat e pergjimeve te Babales pse i coi te PD dhe i mbajti ne sirtar?
    Po ceshtjet e dergesave me droge pse i mbylli?

  5. Keta krimba që padrinoja Berisha perpiqet ti fiksojë nën çatinë e drejtesië, janë pico të mafjes tij, që do i sherbejnë atij, dhe pas tij, familjes tijë...!!! says:

    Hajdarmata prokuror plepash, pico i kapos Sali Shkerdhata and family, të cilit ja kishte futur doren në bythë deri tek goja Sali Shiqerja si në teatrin e kukullave, dhe fliste, vepronte, fliste, gjykonte dhe mafi-jonte siç donte dora e shkerdhatës së Viçidolit. Loja dhe lapsysat që bën shkerdhata Hajdarmata, janë perpëlitje që i ngjajnë të denuarit me vdekje pak perpara se ta varin. Hajdarmata është një qelbësirë i korruptuar me kerkesen e tij, kerkesë e cila u pranua nga “kollona e pestë anti Shqiptare”, dhe zyrja e tij dhe çeshtjet që vinin në zyren e tij, kanë qënë të studjuara dhe vendim-marrura jashtë kesaj zyrje, nga grupi “çiftelia-penicilina-geshtenja”, dhe Hajdarmata veç i vinte ketyre vendimeve zërin dhe firmen e tijë. Shkurje-ardhjet e Hajdarmatës me shkerdhaten Miftar Lumeshi, nuk janë as surpriza as të pa-planifikuara dhe as të pa menduara. Në këtë lidhje nuk shof asgjë jo normale, sepse janë patriot, i bashkon një ideal (anti-Shqiptarizmi, vjedhja, trafiku i drogës dhe i prostitucionit ), që të dy lidhen si qenjt në një hu, në hurin Sali UDB-ashi. Rrugtimet që kanë bërë bashkë jasht Shqiperie, janë të rregjistruara komplet, si për diten, oren, vendin, kush i ka pritur, ku kanë fjetur, ku kanë bërë orgji me disa Tropojanë të tjerë etj etj etj. Pra në lidhjen e ketyre dy shkerdhatave nuk shof asgjë kunder ligjit, sepse janë bërë probatima ( vellezer gjaku ) që kur i kanë pirë shurren njeri tjetrit, por ta bësh “probatimin e shurrës”, të denuarin, zagarin, hajdutin, trafikantin e drogës dhe të njerëzve, agjentin Serbo-Grek Miftar Lumeshin, “zëvëndës-prokuror të krimeve të rënda” kjo është qershia e madhe e mutit mbi torten e mutit të drejtesisë Shqiptare, gjatë regjimit të UDB-ashit Serb Sali Berisha në Shqiperi. Ambasadorja e Amerikës si dhe i deleguari i Evropës për drejtesi në Shqiperi, duhet të thonë fjalen e tyre në keto çeshtje, për të mos lënë këtë mollë të krimbur ( Hajdarmataj )nga krimbi Sali Berisha, në mes të koshit të drejtesisë,që po mbushet dal-ngadalë me molla të shëndosha…..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje